LAJMI I FUNDIT:

Klubet e Ligës Premier po bashkëpunojnë për të sjellë një ndryshim të madh sezonin e ardhshëm

Klubet e Ligës Premier po bashkëpunojnë për të sjellë një ndryshim të madh sezonin e ardhshëm

Klubet e Ligës Premier janë në biesdime për ta mbyllur afatin kalimtar veror 2025 dy ditë para fillimit të sezonit.

Kjo ide ishte formuluar në një takim të drejtorëve sportivë të 20 klubeve të elitës së futbollit anglez më 20 shkurt, raporton The Telegraph.

Atje të gjithë ranë dakord se do të ishte më mirë për trajnerët që t’i kenë ekipet e tyre të caktuara nga janari deri në vikendin hapës.


Një problem me këtë ide është që të binden edhe ligat tjera evropiane. Në rast se kjo nuk ndodhë, Liga Premier rrezikon që të humbasë lojtarët e saj në shtete të tjera, pa pasur aftësinë që t’i zëvendësojnë ata.

Superliga e Arabisë gjithashtu do të joshej ndaj mundësisë që të transferojë lojtarë nga Liga Premier pas mbylljes së afatit kalimtar atje.

Të gjitha lajmet nga Premier League
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Premier League

Afati kalimtar veror ishte mbyllur më herët në vitin 2018 dhe 2019 kur klubet dëshironin që t’i kishin ekipet e tyre të konfirmuara para se të goditej topi, por më pas u vendos se kjo po shkakton disavantazh në tregun e transferimeve.

Një ndryshim i mundshëm i këtij rregulli do të çonte në një proces votimi në rast se një takim mes pronarëve sugjeron se kjo ide mund të realizohet.

Në rast se procesi i votimit ndodhë, atëherë do të duhej miratimi i 14 nga 20 klubet pjesëmarrëse, në mënyrë që rregulli të ndryshohet./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet gjendja aktuale e Schumacher: Gazetari i afërt me familjen zbulon detaje zemërthyese, kjo nuk dihej deri më tani

Zbulohet gjendja aktuale e Schumacher: Gazetari i afërt me familjen zbulon detaje zemërthyese, kjo nuk dihej deri më tani

Formula 1
Djemtë e legjendës së Man Utd janë binjakë, por u bënë kapitenë të dy kombëtareve të ndryshme

Djemtë e legjendës së Man Utd janë binjakë, por u bënë kapitenë të dy kombëtareve të ndryshme

Ndërkombëtare
Man City mund të kishte falimentuar pak kohë më parë: Ja çfarë i shpëtoi ata para se të bëheshin një nga klubet më të mëdha

Man City mund të kishte falimentuar pak kohë më parë: Ja çfarë i shpëtoi ata para se të bëheshin një nga klubet më të mëdha

Premier League
“Liverpooli nuk do të ketë para për t'i zëvendësuar”, legjenda angleze paralajmëron një sfidë të madhe nëse largohen tre yjet

“Liverpooli nuk do të ketë para për t'i zëvendësuar”, legjenda angleze paralajmëron një sfidë të madhe nëse largohen tre yjet

Premier League
Pronarët e PSG-së synojnë blerjen e gjigantit spanjoll

Pronarët e PSG-së synojnë blerjen e gjigantit spanjoll

La Liga
Befasia e madhe shumë e mundur, Ronaldo dhe Messi mund të luajnë në një ekip në Kupën e Botës për Klube

Befasia e madhe shumë e mundur, Ronaldo dhe Messi mund të luajnë në një ekip në Kupën e Botës për Klube

Ndërkombëtare
Kalo në kategori