LAJMI I FUNDIT:

Klopp zbulon kohën se kur do të rikthehet Salah, tregon nëse do të luaj më për Egjiptin

Klopp zbulon kohën se kur do të rikthehet Salah, tregon nëse do të luaj më për Egjiptin

Mohamed Salah ka pësuar një lëndim në ndeshjen e dytë të Kupës së Afrikës me fanellën e Përfaqësueses së Egjiptit.

Sulmuesi egjiptian u largua nga loja me Ganën në pjesën e parë pas një lëndimi.

Trajneri gjerman Jurgen Klopp, zbuloi së fundmi se 31-vjeçari do të kthehet në Angli për të vazhduar rikuperimin nën mbikëqyrjen e mjekëve të Liverpool dhe vetëm nëse ia del të rikuperohet plotësisht, mund të lejohet të rikthehet sërish pranë kombëtares që është e angazhuar në Bregun e Fildishtë për Kupën e Afrikës.


Liverpooli mëson shkallën e lëndimit të Salah, lajm i rëndë për Egjiptin
Lexo po ashtu Liverpooli mëson shkallën e lëndimit të Salah, lajm i rëndë për Egjiptin

Sipas Klopp ai nuk e di kohën e rikthimit të Salah, por nëse Egjipti shkon në finale atëherë ylli i The Reds mund të jetë gati për ta luajtur atë.

“Mendoj se zgjidhja e duhur është që për sa kohë Salah të jetë jashtë fushave dhe në pamundësi për të luajtur, ta vazhdojë trajtimin pranë klubit të tij dhe mjekëve këtu te Liverpool. Salah ka folur me doktorët e klubit menjëherë pas dëmtimit”.

Klopp jep përditësime kyçe për dëmtimin e Salah dhe tre lojtarëve të tjerë të Liverpoolit
Lexo po ashtu Klopp jep përditësime kyçe për dëmtimin e Salah dhe tre lojtarëve të tjerë të Liverpoolit

“Unë nuk jam mjek dhe nuk e di kur Salah mund të rikthehet në fushë, por me aq sa më kanë thënë doktorët, mendoj se nëse Egjipti shkon në finale, atëherë mund të kenë aty edhe kontributin e Salah”, u shpreh Klopp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Liga e Kampionëve
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Ligat tjera
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Ylli i Man City është i pavendosur për të ardhmen, pasi kontrata e tij po përfundon

Premier League
Kalo në kategori