Jurgen Klopp kritikoi një vendim kyç të bërë nga VAR-i pasi Liverpooli humbi 2-1 në shtëpi ndaj Chelseat në raundin e tretë të Kupës Carabao duke u eliminuar nga gara.
Liverpooli ishte në rrugë të mbarë për të fituar ndeshjen në sajë të një goli akrobatik të Daniel Sturridge, por Emerson Palmeri barazoi shifrat, ndërsa Eden Hazardi ia siguroi fitoren Bluve me një gol të bukur.
Goli i barazimit nga Blutë bëri që të ketë një kontroll të gjatë nga VAR-i për pozitë jashtë loje dhe Klopp gjithashtu nuk u pajtua me vendimin për të dhënë një faull të Naby Keitat për Victor Mosesi.
“Do të ketë shumë diskutime në lidhje me VAR-in, pozicioni jashtë loje nuk është i përkryer te goditja e lirë për golin e parë”, ka thënë fillimisht Klopp për Sky Sports.
“Lojtari e largon topin dhe ky është një kartonë i verdhë, gjyqtari anësor është në një pozicion të mirë dhe nuk ishte një goditje e lirë”.
“Nuk mund ta shoh më mirë se gjyqtari, por më pas mendoj se qëllimi i parë është në sulm, ndoshta VAR-i mund ta shohë atë që nuk e sheh gjyqtari”.
https://twitter.com/D9INE_NEXUS_/status/1045046399149039616
Pavarësisht se ishte i zhgënjyer me përdorimin e VAR-in, Klopp ndjen se Liverpooli duhej të kishte përfunduar ndeshjen më herët.
“Ne patëm shanse ta përfundonim atë”.
“Goditëm traversën dhe kishim disa topa interesant, por ata shënuan dy herë dhe ne shënuam vetëm një herë”.

“E dinim se si Chelsea dëshironte të luante, por ne u dhamë atyre shumë hapësirë dhe nuk ishin mjaft kompakt. Patëm shanset më të mëdha në pjesën e parë”.
“Kjo është përgatitje e mirë për të shtunën por ne duhet të mbrojmë më mirë”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ferizaj mposht Prishtinën, merr tre pikë të mëdha në luftën për mbijetesë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë