Jurgen Klopp është emri më i ri në listën për trajner të Paris Saint-Germain.

Trajneri aktual i PSG-së, Unai Emery është në vitin e fundi të kontratës me skuadrën franceze.


Por, dështimi i tij për të shkuar më shumë se faze e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve nuk i ka dhënë asnjë shans për vazhdim të kontratës spanjollit.

PSG janë vënë në kërkim të një emri të ri për stolin e skuadrës për sezonin e ri dhe shumë trajner të njohur janë lidhur me një të ardhme në Parc des Princes.

UnaiEmery e1520445620664 Emery pritet të largohet në fund të sezonit (Getty Images)

Emri i fundit që po lidhet me stolin parisien është trajneri gjerman i Liverpoolit, Klopp.

Sipas mediumit francez Le Parisien, menaxheri i Liverpoolit ka përfunduar në listën e ngushtë të dëshirave për trajnerin e ardhshëm të PSG-së.

Kështu, gjermani i bashkohet Luis Enriques, Carlo Ancelottit dhe Antonio Contes për trajnerin e ardhshëm potencial.

Megjithatë, Klopp është nën kontratë me klubin nga Anfield deri në vitin 2022. /Telegrafi/

telegrafi sport app