Trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp e ka mirëpritur transferimin e ri të Sadio Manes në Liverpool.
Ish-trajneri i Dortmundit ka qenë njeriu kryesor për këtë transferim, pasi i ka treguar drejtuesve të klubit se Mane është dëshira e tij e madhe.

Ndër tjera Klopp ka thënë se Mane është një lojtar i mirë që do t’i ndihmojë skuadrës.


“E kam ndjekur Manen që disa vite. Më kujtohen paraqitjet e tij fantastike në Lojërat Olimpike në vitin 2012 dhe më ka mbetur në kokë nga ajo kohë”.

“Kur erdha këtu, i kam folur drejtuesve për të dhe tani jam i kënaqur me transferimin e tij”.

“Besoj që do të përshtatet mirë me klubin dhe bashkëlojtarët. Është lojtar fantastik pasi luan në disa pozita të sulmit, do të na ndihmojë shumë”, deklaroi Klopp. /Telegrafi/

telegrafi sport app