Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka mohuar thashethemet e një largimi të mundshëm të sulmuesi Roberto Firmino.

Firmino është lidhur së fundmi me një largim nga Liverpooli dhe Juventusi ka qenë klubi që është lidhur me transferimin e tij.


Megjithatë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i trajnerit Klopp, i cili ka mohuar largimin e yllit brazilian nga Anfield.

“Bobby është vendimtar për ne, zemra dhe shpirti i këtij ekipi”, ka thënë fillimisht Klopp.

“Gjithçka duket shumë mirë dhe unë jam absolutisht mirë me Firminon”.

“Për mua nuk ka dyshim për cilësinë e tij, kështu që po, ai është thelbësor për ne”, përfundoi trajneri i Reds. /Telegrafi/

telegrafi sport app