Jurgen Klopp është trajneri fitues i Ligës së Kampionëve për edicionin e fundit.

Trajneri gjerman triumfoi këtë vit me Liverpoolin, por nuk arriti të mbetet në garë pasi u eliminua në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve nga Atletico Madrid.


Tani kur garat më e madhe evropiane për klube është drejt fundit, Jurgen Klopp ka folur për sfidat gjysmëfinale.

“Do të jenë dy ndeshje shumë të zjarrta”, deklaroi Klopp.

GettyImages 1207130245 Jurgen Klopp. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

53-vjeçari ka parashikuar edhe finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, teksa thotë se i sheh dy ekipet gjermane duke diskutuar trofeun më të çmueshëm evropian për klube.

“Një derbi mes Bayern dhe Leipzig në finale është më se i mundur. Bayerni është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme”.

“Por edhe Leipzig gjithashtu është në formë, pasi ka bërë ndeshje të madhe në çerekfinale ndaj Atleticos”, u shpreh Klopp që pret një finale gjermane në Lisbonë. /Telegrafi/

telegrafi sport app