LAJMI I FUNDIT:

Klopp: Aubameyang është lojtar i mirë, por nuk na nevojitet

Klopp: Aubameyang është lojtar i mirë, por nuk na nevojitet

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka thyer heshtjen e tij duke mos lëvizur për sulmuesin e Borussia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang.

Klopp punoi me Aubameyang si trajner të skuadra gjermane, ku ata patën sukses të madh së bashku.

Megjithatë, është Arsenali dhe jo Liverpooli, të cilët janë të mbyllur në bisedimet me Dortmundin për një tarifë për sulmuesin nga Gaboni.


Drejtori i Dortmundit, Zorc: Arsenalin refuzuam disa herë, Aubameyang largohet vetëm për çmimin e kërkuar
Lexo po ashtu Drejtori i Dortmundit, Zorc: Arsenalin refuzuam disa herë, Aubameyang largohet vetëm për çmimin e kërkuar

Edhe vet trajneri gjerman i Redsave, Klopp, ka deklaruar se Aubameyang nuk është lojtari që ai kërkon pasi nuk kanë nevojë në atë pozitë.

Aubameyang duke shënuar gol ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve (Getty Images)

“Auba është një djalë me të vërtetë i mirë”, ka thënë fillimisht Klopp për mediumin DAZN.

Klopp: Nuk po mendojmë për transferime, Lallana zëvendëson Coutinhon
Lexo po ashtu Klopp: Nuk po mendojmë për transferime, Lallana zëvendëson Coutinhon

“Ai është një lojtar i mirë, por ai nuk luan në pozitën ku ne kemi nevojë urgjente për lojtarë të rinj…”, përfundoi trajneri gjerman.

Ndryshe, Dortmundi ka refuzuar dy oferta nga Arsenali për sulmuesin këmbëshpejt, ndërsa Topçinjtë pritet të kthehen edhe një herë për të. /Telegrafi/