Klientja ngacmonte kamerierin, shikoni si e nokauton në prezencë të mysafirëve (Foto/Video, +18)

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një kamerier godet në fytyrë klienten e bezdisshme.
Kjo video është duke bërë xhiro nëpër Meksikë, derisa vetëm një orë pas publikimit në LiveLeak, ajo është shikuar mbi 20 mijë herë, transmeton Telegrafi..
Në video shihet një grua e cila mbahet nga të paktën tre persona të veshur me uniforma të kuzhinierit në një restorant.
Dhe derisa konfrontohet me punëtorët, gruaja e veshur me rroba ngjyrë kafe, shihet se si vazhdimisht i shkon pas një punëtorit të cilin në një moment e nervozon tej mase.
Ai kthehet me nervozizëm dhe pa u menduar dy herë e godet me grusht në fytyrë, ku pas disa sekondave e godet edhe dy herë tjera.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në La Guelaguetza në Santiago de Querataro të Meksikës, ndërkaq sipas policisë ende nuk dihen saktë shkaqet që quan në këtë përleshje. /Telegrafi/




































