Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, shënoi golin vendimtar që i dha fitoren kuqezinjve ndaj Serbisë të shtunën në Leskovc.

Goli i Manajt ishte vendimtar për Shqipërinë, duke i afruar më shumë play-offit që çon në Kupën e Botës.


Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Manaj e ka kushtuar golin fëmijëve të luftës në Kosovë, duke shkruar se “kjo fitore është për ata”.

Kjo fitore e ka çuar Shqipërinë në 11 pikë në grup, ndërsa kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në përfundim të fazës eliminatore.

Manaj ka luajtur si sulmuesi kryesor i kombëtares gjatë këtyre eliminatoreve, duke dhënë kontribut të madh për suksesin e skuadrës. /Telegrafi/

telegrafi sport app