Kjo është shuma që ka fituar Andy Ruiz pas triumfit ndaj Joshuas

Andy Ruiz ka arritur të triumfojë ndaj Anthony Joshuas në Madison Square Garden në New York.
Boksieri amerikan ka arritur ta nokautojë Joshuan në raundin e shtatë duke befasuar të gjithë me paraqitjen e tij.
Ky ishte meçi i tij i 34-të, ku ka shënuar 33 fitore ndërsa 22 prej tyre i ka me nokaut.

Pas kësaj fitore, Ruiz ka shtuar pasurinë e tij, pasi ka arritur të fitojë miliona euro. Triumfi ndaj Joshuas i ka siguruar atij 6,25 milionë euro. Përqindja e fitimeve caktohet para duelit dhe normalisht që pjesa më e madhe i takoi britanikut, AJ.
Por, një gjë është e sigurt, në meçin e radhës Andy do të fitojë shumë më shumë pasi emri i tij në botën e boksit tashmë ka kaluar në një nivel tjetër dhe me siguri atij do t'i ofrohet një pjesë më e madhe e fitimeve.
Mos të flasim për kompanitë e ndryshme botëror që do t'i afrohen tani atij për të bashkëpunuar, një gjë është e sigurt, jeta financiare e Ruiz ka ndryshuar në momentin që triumfoi ndaj Joshuas. /Telegrafi/













































