Në tetor të vitit 1943, një person “i armatosur” me mbi 50 fotografi, troket në derën e ambasadës gjermane në Ankara dhe kërkon t’i shesë ato për 20-mijë sterlina. Nëpunësi përkatës i verifikoi fotografitë, dhe megjithëse çmimi iu duk i lartë, e pagoi personin dhe i tha të vinte sa herë që të kishte foto të tilla. Kështu filloi karrierën e tij si spiun me pagesë shqiptari Iliaz Bazna ose Ciceroni, emri i koduar që i dhanë nazistët, duke u kthyer në një legjendë të spiunazhit.
Por cila ishte historia e njërit prej agjentëve më të mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore, që nga çelësabërës kasafortash u shndërrua në vjedhës dokumentesh të rëndësishme?
Emri i një agjenti shqiptar është shënuar në fjalorin biografik me personalitetet e spiunazhit që kanë bërë emër dhe famë gjatë shekullit të 20-të, në Luftën e Dytë Botërore, fjalor ky që jep mjaft të dhëna për jetën dhe veprimtarinë e tyre. Të tërheq vëmendjen jeta e agjentit shqiptar, i cili është një nga agjentët më të shquar të shekullit XX.
Ai punoi për gjermanët gjatë Luftës së Dytë Botërore, të cilëve u dha informacione mjaft të vlefshme. Ai radhitet përkrah agjentëve me famë botërore, që kanë bërë emër në të dyja luftërat botërore, si: Franc Fon Papen, Fric Kolbi, Kim Filbi, Mata Hari apo Ana Maria Leser.
Jeta e shqiptarit Bazna nga hajdut në çelësabërës
Iliaz Bazna është emri i legjendës shqiptare të spiunazhit, i njohur me pseudonimin “Ciceroni”. Ka lindur në vitin 1904, në Prishtinë, në kohën kur krahina e Kosovës, por edhe pjesa më e madhe e Ballkanit, ishte e pushtuar nga Perandoria Osmane. Ai dhe e gjithë familja e tij janë shqiptarë në origjinë, por në edukimin e tij ndikoi shumë tradita turke. Bazna tregonte se babai i tij ishte një mysliman i devotshëm dhe mbante titullin “mullah”.
Iliaz Bazna
Gjyshi i tij dhe xhaxhallarët kanë jetuar kohën e xhonturqve, d.m.th., të turqve të rinj, në kohën e Mustafa Qemal Ataturkut. Tre nga kushërinjtë e parë të tij, por edhe Bazna vetë, patën studiuar në një akademi ushtarake turke dhe arritën të shkëlqejnë me punë, aq sa njëri prej tyre ka qenë kryebashkiaku i Ankarasë nga viti 1960-1962. Por agjenti i ardhshëm, Bazna, do të flakej jashtë akademisë ushtarake dhe në vitin 1919 do të niste jetën e keqbërësit ordiner në Stambollin e pushtuar nga aleatët.
Fillimisht kapet duke vjedhur armë në depot e ushtrisë britanike, dhe për këtë kalon një pjesë të jetës së tij në kampin penal të Marsejës. Pasi doli kampi, zuri punë në një fabrikë ku prodhoheshin çelësa për kasafortat dhe bëhet mjeshtër në këtë profesion, pas disa dështimesh në përpjekjet e tij për të gjetur punë në përfaqësitë diplomatike.
Dokumentet sekrete
Pasi punoi për një ambasador jugosllav, për një konsull britanik, për një atashe ushtarak amerikan ai arrin të punësohet nga ambasadori britanik, Knaçbull-Hugesen, në Ankara. Hugesen ishte “naiv” kur mendonte se ishte i përgatitur për të mos ia hedhur kurrkush. Në fillimin e vitit 1943 ambasadori punësoi Baznën, një njeri i mprehtë, servil dhe dinak, i cili e dinte se ç’duhet të bënte për padronin e tij. Bazna, pasi qe shtrënguar ta linte akademinë qe kthyer në një autodidakt dhe kishte njohuri të mira në disa gjuhë, të cilat i fliste rrjedhshëm. Ai ishte i përpiktë në realizimin e të gjitha detyrave. Hugesen e vlerësoi Baznën dhe i besoi atij verbërisht për të gjitha. Pra, ai nisi të mbështetet tek Bazna.
Kështu, Bazna, brenda pak muajve, i mësoi të gjitha zakonet e ambasadorit, madje dhe lëvizjet e sjelljet tij. Shqiptari u bë njeriu më i privilegjuar dhe më i besuar. Ai zbuloi që punëdhënësi i tij solli në shtëpi dokumente shumë të rëndësishme sekrete për t’i studiuar. Madje, ai vuri re që Hugesen i mbante dokumentet në kasafortë. Bazna, mjeshtri i çelësave të kasafortave, arriti t’i dublojë çelsat. Zbuloi dhe kombinimin e shifrave të kasafortës sekrete dhe i tërhoqi dokumentet. Kështu, më 20 tetor ai i merr ato dhe, me anën e një likuidi të quajtur “Leica”, prodhon faksimile të tyre. Ishte koha e Konferencës së Teheranit dhe Bazna jo vetëm që zbuloi dokumente sekrete, që kishin të bënin me operacionet e aleatëve në Normandi, por ai mësoi shumë të fshehta në lidhje me rrezikun që i kanosej Ballkanit.
Takimi me gjermanin Ludvig
Në mbrëmjen e 26 tetorit të vitit 1943 Bazna takohet me një zyrtar të lartë të ambasadës gjermane, për të cilin kishte punuar më përpara, dhe i ofron atij faksimilet e dokumenteve sekrete. Zyrtari i lartë gjerman i njohur me pseudonimin “Pierre”, ishte rekrutuar nga RSHAVI, dhe quhej Ludvig C.
Bazna dhe ai punuan së bashku në fshehtësi. Bazna i kërkoi gjermanit 20 mijë stërlina në këmbim të informacionit. Gjermani e refuzoi për momentin kërkesën e shqiptarit, duke i thënë se nuk ishte i gatshëm të jepte shuma të tilla. Megjithatë, ai e kuptoi se bëhej fjalë për një informacion shumë të rëndësishëm dhe këmbënguli të shikonte dokumentet. Bazna i tha se nuk ishte aq budalla sa t’ia jepte dokumentet para se të paguhej, përndryshe do t’ua shiste ato sovjetikëve.
Ai i tha gjermanit se do t’ia jepte dokumentet në bobinë filmike, por kjo do t’u kushtonte gjermanëve 15 mijë stërlina. Ludvigu kishte në dispozicion 3 ditë për ta vlerësuar ofertën e shqiptarit. Bazna do ta telefononte Ludvigun në ambasadën gjermane në datën 30 tetor 1943, në orën 3 pasdite dhe do të prezantohej në telefon si “Pierre”. Ai do të pyeste nëse Ludvigu kishte ndonjë letër për të. Nëse përgjigja do të ishte negative, atëherë gjermanët nuk do të dëgjonin më kurrë për të.
Ishte pak pas mesnate kur vizitori veshi pallton, vuri një kapele që i binte pak mbi sy dhe shkoi te dera ku ndodhej Ludvigu. U ul pranë gjermanit dhe i tha me zë të ulët: “Ju doni të dini se kush jam unë? Jam rekruti i ambasadorit britanik. Pasi u fut brenda, Bazna në mënyr të habitshme iu zhduk nga sytë Ludvigut i cili fillimisht e ndoqi atë nëpër rrugë, por nuk e pa më. Mengjesin tjetër Ludvigu ia tregoi historinë e tij ambasadorit gjerman në Turqi, Franc Fon Papen. Por ky nuk u habit, pasi ishte marrë me spiunazh dhe intriga. Kishte rekrutuar spiunë në Amerikë, madje kishte kontaktuar edhe me Mata Harin, me famë, dhe tashmë ishte përfshirë në të gjitha kombinacionet sekrete brenda Rajhut të Tretë. Duke qenë se Turqia ishte një vend neutral, ajo ishte bërë një qendër e spiunazhit të të gjitha fuqive të mëdha.
Si e mori shqiptari emrin “Cicero”
Fon Papen i tha Ludvigut se nuk ishte i autorizuar ta paguante shumën prej 20 mijë stërlinash, për një informacion akoma të pavërtetuar. Për më tepër, ai i tha se ky vendim duhet të merrej nga nivele më të larta shtetërore në Gjermani, pra nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë të asaj kohe, Joakin Fon Ribentrop. Ambasadori i dërgoi një mesazh të koduar Ribentropit, ku i shpjegonte situatën dhe i kërkonte shumën prej 20 mijë stërlinash si fillim, ndërsa më pas do të procedohej edhe me shuma të tjera. Shuma duhet të mbërrinte në Ankara jo më vonë se 30 tetori, përndryshe operacioni do të dështonte. Edhe pse ambasadori nuk e mendonte të tillë, përgjigjja nga Berlini ishte pozitive.
Ludvigu shkoi më pas, sipas urdhrit, në zyrën e ambasadorit. Papeni i tha Ludvigut se duhej të bënte marrëveshje me atë që tashmë do të quhej “Ciceron”, sipas emrit të marrë nga oratori i famshëm romak, pasi informacioni ishte shumë shpresëdhënës. Ambasadori i tha Ludvigut se korrieri kishte mbërritur dhe me vete kishte sjellë edhe 20 mijë stërlinat. Megjithatë, ambasadori e këshilloi Ludvigun që të ishte i kujdesshëm, pasi puna që po bënte ishte me rrezik.
Takimi u bë në vendin e caktuar dhe shqiptari i dorëzoi Ludvigut dy bobina filmike 35 mm. Ndërsa Ludvigu u zgjat të merrte bobinat shqiptari i qetë i tha: “Më parë, paratë”. Ludvigu i nervozuar hapi zarfin dhe numëroi paratë. Ai këmbënguli që, gjithsesi, para se t’ia jepte Ciceronit, t’i shihte filmat të zhvilluar, sepse nuk besonte. Ciceroni ra dakord për të pritur vetëm gjysmë ore. Ludvigu e mori filmin dhe e pa të zhvilluar në një dhomë të errët pranë zyrës së tij. Informacioni përmbante të dhëna të rëndësishme të kohëve të fundit. Ludvigu më në fund vendosi të kryente pagesën. Që nga ky moment Ciceroni vazhdoi ta furnizonte Ludvigun me sekrete shumë të vlefshme, të cilat ai i fotografonte me shumë kujdes dhe i ruante në godinën e ambasadës britanike.
Materiali i zbuluar nga Ciceroni ishte një thesar sekretesh, duke përfshirë edhe planet e Konferencës së Kazablancës midis Ruzveltit, kryeministrit britanik, Çërçill dhe liderit nacionalist kinez, Çan Kai Shi. Më pas Bazna u dha gjermanëve edhe planin e Konferencës së Teheranit, midis presidentit Ruzvelt, Çërçillit dhe Stalinit. Nga detajet që mësuan mbi këtë takim të nivelit të lartë, nazistët kuptuan për herë të parë planet e aleatëve mbi pushtimin e Evropës. Por komanda e lartë gjermane, pasi i studioi dokumentet e ardhura nga Stambolli vendosi të mos i pranojë ato si të verteta, duke arritur në përfundimin se informacioni ishte një sajesë e britanikëve për t’ua hedhur nazistëve.
Plani ishte shumë i mirë për të qenë i vërtetë. Gjermanët në vend të kësaj i besuan plotësisht informacionit të sjellë nga një agjent i tyre i rekrutuar nga britanikët, i cili njihet në terminologjinë e spiunazhit si “njeriu që kurrë nuk ekzistoi”. Rrjedhja e informacioneve shumë të vyera të Ciceronit ndaloi në pranverë të vitit 1944, kur aleatët mësuan se diçka serioze kishte ndodhur në ambasadën britanike në Ankara. Aleatët e mësuan këtë jo si rezultat i shërbimit të tyre sekret, por nga goja e vetë ministrit të Jashtëm të Rajhut, Riobentrop, ose e thënë më saktë nga një spiun aleat, nga të paktët që kishin mbetur në Gjermaninë e asaj kohe.
Ky agjent ishte Fric Kolbe, i cili kishte punuar për një kohë të gjatë në administratën naziste, një patriot gjerman që i urrente nazistët. Kolbeg kishte arritur të vihej në kontakt prej kohësh me zyrën e shërbimit strategjik OSS dhe shefin e saj Alen Dallas në Berë të Zvicrës, duke i dhënë atij dokumente shumë të rëndësishme.
Në fillim të vitit 1944 Kolbeg kishte arritur të dekodifikonte një telegram të ardhur nga ambsadori Papen për Ribentropin në Berlin, ku bëhej fjalë për informacione sekrete të ardhura nga spiuni Ciceron, dhe ku thuhej se ky informacion vinte direkt nga zyrat e ambasadës britanike në Ankara. Ai ia kaloi këtë informacion në mënyrë urgjente Dallesit, i cili ia përcolli më tej në Inteligjent Servisit.
Arrestimi
Pas verifikimeve, Bazna u arrestua në Ankara. Por, nuk pranoi asgjë. Të gjitha pyetjeve që iu drejtuan i përgjigjej me heshtje. Ai kishte arritur të mblidhte në atë kohë një shumë prej 300 mijë stërlinash, në atë periudhë një shumë marramendëse. Ai arriti të arratisej dhe të shkojë në Lisbonë, ku prenotoi një udhëtim për në Amerikën e Jugut. Sapo shkoi në Amerikë të Jugut, Ciceroni hapi një llogari bankare duke depozituar paratë në një bankë të madhe. Pushonte në një vilë që kishte pamje nga oqeani, kishte shumë shërbëtorë, një femër të bukur dhe bëri një jetë qejfi prej një xhentëlmeni. Tashmë ishte ai që kishte një të rekrutuar që i shërbente atij verbërisht. Kjo e bëri të renditej mes spiunëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Por, si për ironi të fatit, ai nuk do ta shijonte për një kohë të gjatë stilin e ri të jetës që kishte nisur.
Bankierët amerikanojugorë erdhën ta vizitonin në vilën e tij dhe e informuan se kishte diçka që nuk shkonte me llogarinë e tij bankare. Pothuajse shumica e stërlinave britanike kishte dalë jashtë qarkullimit. Në fillim ai u shokua, por më pas arriti të kuptojë “tradhtinë” e stërholluar të gjermanëve. Mjeshtri i spiunazhit ia plasi të qeshurit me zë të lartë. Punëdhënësit e tij nazistë thjesht kishin prerë monedha false dhe ia kishin dhënë atij. Bazna u arrestua dhe u dërgua në burg, por më vonë arriti çuditërisht të lirohet dhe të kthehet në Evropë.
Shumë libra, përfshirë edhe kujtimet e tij vetjake, si dhe një film të madh që quhej “Pesë Gishtat”, shfaqin profilin e tij të pabesueshëm, fantazma e të cilit për shumë kohë do të vërtitej në korridoret e errëta të spiunazhit. Si shumë spiunë të tjerë, ai punoi për përfitim personal, por në fund ai i kaloi ditët e tij në varfëri të plotë, duke vdekur në vitin 1971 pa pasur një dyshkë në xhep.
Hitleri i besoi shqiptarit
Në gati 6 muaj Bazna prodhoi 400 kopje të dokumenteve, shumica e të cilave bënte fjalë për planet e operacioneve të mëdha ushtarake. Autoritetet gjermane në Berlin, duke përfshirë edhe vetë Hitlerin, patën shumë arsye të besonin që dokumentet sekrete të Baznës ishin autentike, se ato s’ishin pjellë e intrigës britanike. Në përgjithësi, arsyeja që jepet për dështimin e Gjermanisë deri në kapitullimin e saj të plotë, ishin xhelozitë dhe kundërshtimet që patën midis tyre organizatat e shërbimeve sekrete të Ribentropit. Himlerit dhe Kanarisit.
Por më 20 prill, në një kohë relativisht të shkurtër, zbulimi sekret britanik, vendos një linjë të sigurtë përgjimi. Bazna e nuhat dhe lë punën e largohet si një njeri i lirë. Me një shumë prej 1,2 milionë dollarësh Bazna do të fillonte të ndërtonte një hotel luksoz turk, por nuk arriti ta përfundonte, sepse të gjitha kartëmonedhat britanike që ai kishte marrë nga OPN Bernard do të dilnin false. Bazna, kësaj radhe, i shpëton burgut për mrekulli, i akuzuar për falsifikim monedhash. Ai e kaloi pjesën tjetër të jetës në varfëri dhe nuk ishte në gjendje të merrte kompensimet nga qeveria perëndimore gjermane e pasluftës. Duke punuar si një rregullues automjetesh dhe si një mësues muzike (kishte pasur disa kurse trajnimi në fushën e operistikës) Ciceroni vdiq në Stamboll në vitin 1971.
Disa thonë se ai kishte qenë agjent i dyfishtë, – vetë Ilias Bazna nuk tregon gjë në librin e tij “I Was Cicero”, ndoshta sepse ky libër ishte pjesë e një operacioni të zbulimit britanik për të mbajtur tepër sekret sistemin e agjenturës së dyfishtë për shumë kohë edhe pas luftës së dytë botërore. /Tirana Observer/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje