Mariel Sholem është personi i dedikuar për blerësit më joshës të New Yorkut! Avion privat, darkë me Donatella Versace. Kjo është bota e saj
Ju jeni dukë qëndruar në Kapelën Sistine, duke u mrekulluar me tavanin e Michelangelo-s, të rifreskuar së fundmi. Dhoma është pothuajse e zbrazët dhe turmat e zakonshme të turistëve nuk duken askund. Jeni vetëm ju, rojet dhe blerësi juaj personal nga Saks.
Kjo mund të tingëllojë si një ëndërr, por është pikërisht kjo që bën Mariel Kriss Sholem dhe ekipi i saj. Ajo është drejtore e SaksFirst Limitless, programi i shpërblimeve premium vetëm për blerësit më të mëdhenj të dyqaneve në botë.
Sholem është pozicionuar në restorantin e ri me pesë yje të Saks, në L’Avenue. Ka veshur një fustan të Sara Battaglia, çantë Chloé dhe këpucë Loeffler Randall. “Wow, ne mund të bëjmë gjithçka të ndodhë”, thotë Sholem.
Duke u bërë klient në Saks, ju kërkoni besnikëri të qëndrueshme. Sepse ky privilegj ju vjen pasi keni bërë duzina vizitash në dyqan përgjatë gjithë vitit, dhe jeni në prag shpenzimesh me gjashtë shifra.
Për ta vënë këtë në perspektivë, konsumatorët e nivelit bazë shpenzojnë deri në 5 mijë$ në vit. Tre nivele larg janë anëtarët e statusit Diamond, të cilët shpenzojnë afro 25 mijë$ në vit ose më shumë. Të dyja këto programe përfshijnë një sistem shpërblimi bazuar në pikët që keni grumbulluar për çdo dollarë të shpenzuar.
Programi SaksFirst Limitless është si statusi i Diamond në thelb. Është një anëtarësim kaq ekskluziv saqë është promovuar rrallë dhe përvojat e tij nuk janë publikuar deri më tani.
Në Universitetin Emory, ku ka kryer studimet ndërkombëtare të gjithë mendonin se ajo do të punonte në qeveri ose në fushën e ligjeve. Pas kolegjit, përqendrimi tek marketingu e çoi atë në botën e agjencive reklamuese.
Kjo nuk ndodhi deri ditën që ajo u bashkua me Chanel dhe mbeti atje për shtatë vitet e ardhshme. “Sapo fillova në Chanel, bota e tyre e luksit dhe ideja e joshjes së një klienti u bë diçka me të cilën unë isha i hipnotizuar”, kujton ajo.
Tani, ajo menaxhon koordinimin dhe ekzekutimin e këtyre përvojave të personalizuara të modës. Në terma laik, do të thotë të ofrosh më të mirën për blerësit e lartë.
Ditët e saj përfshijnë dreka në L’Avenue në Saks, restoranti i sapo hapur në kuadër të vizitës së studiove anësore të Saks Fifth Avenue, kjo për të mbështetur përpjekjet filantropike të klientëve të ndryshëm.
Gjatë gjithë vitit, ajo bën një punë kolosale e gjitha e fokusuar në botën e modës. Çdo ditë është e ndryshme, sepse çdo përvojë është përshtatur për një klient unik.
“Nuk është me të vërtetë një qasje e plotë dhe ne vlerësojmë ftesat për programin bazuar në një sërë kriteresh”, këmbëngul Sholem.
Mesatarisht, rreth 150 deri në 250 ftesa janë dërguar në një vit. Deri më sot, vetëm 300 blerës të Saks janë pjesë e programit.
Një shpenzim vjetor prej të paktën 100 mijë$ nuk është kërkesa e vetme për t’u bërë një anëtar SaksFirst Limitless.
Klientët gjithashtu përzgjidhen në bazë të interesave të tyre në përvojat e modës dhe markave luksoze, si dhe marrëdhëniet e tyre me bashkëpunëtorët e shitjeve.
“Një obsesion i shëndetshëm dhe një dëshirë për bizhuteri të bukura ndihmojnë gjithmonë” thotë Sholem.
Fanatikë të modës që notojnë në Carolina Herrera, Valentino dhe Chanel që drejtohen në një dyqan mjaftueshëm si Saks, shpenzojnë miliona dollarë në rroba, këpucë dhe aksesorë në mënyrë krejt rutinore. Këta janë klientët e Sholem!
Burimi: Harper’s Bazaar
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë ngjyre ju pëlqen të vishni, t’ju tregoj se kush jeni!
Frizura e cila na ka entuziazmuar: Gërsheti në formë gaforreje – hit për të gjitha rastet
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin
Rrudhat e fytyrës luftohen me këto ushtrime gjimnastikore
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
Stéphanie e Monakos mbush 60 vjeç: Stili maskulin i pjesëtares më rebele të familjes mbretërore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet