Nuk është fjala për çështjen se a duhet bërë seks në mëngjes apo në mbrëmje, e as nuk ka të bëjë fare me paralojën. Jo, çështja kryesore në të cilën shumica e meshkujve dhe femrave nuk pajtohen është diçka krejt tjetër…
Një anketim i ri i Gallupit ka ekzaminuar se si meshkujt dhe femrat dallojnë në atë se çfarë konsiderojnë si të pranueshme moralisht – duke filluar nga seksi para martesës e deri te poligamia.
Siç duket, çështja kryesore në të cilën çiftet nuk pajtohen mbetet te mënyra se si dy gjinitë i perceptojnë filmat pornografikë. Përderisa 43 për qind e meshkujve i konsiderojnë filmat pornografikë si të pranueshëm moralisht, vetëm 25 për qind e femrave e mendojnë të njëjtën gjë.
Por, sipas ekspertëve, kjo nuk do të thotë se femrat nuk shikojnë filma të tillë. Në fakt, shumica e femrave e bëjnë këtë, por lloji i gjërave që kërkojnë në filma pornografikë mund t’ju befasojë, transmeton Telegrafi.
Veç kësaj, anketimi i Gallupit gjithashtu ka zbuluar se 12 për qind e meshkujve besojnë se aferat jashtëmartesore janë të pranueshme moralisht, ndërsa vetëm 5 për qind e femrave e kanë ndarë të njëjtin mendim.
Kur vjen fjala te poligamia, 20 për qind e meshkujve e konsiderojnë si diçka plotësisht në rregull, ndërsa vetëm 13 për qind e femrave e mendojnë të njëjtën gjë.
Por, anketimi sa vjen e bëhet më interesant, pasi që femrat kanë qenë më të prira t’i perceptojnë si të pranueshme moralisht lidhjet dashurore të homoseksualëve (66 për qind) sesa meshkujt (59 për qind).
E njëjta gjë ka ndodh edhe te çështja e divorcit, ku mbi 75 për qind e femrave e konsiderojnë divorcin të pranueshëm moralisht, krahasuar me 67 për qind të meshkujve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Keni nevojë për këpucë që shkojnë me pantallona të gjera? Ne zgjodhëm pesë opsione që janë në modë
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

I lehtë, delikat, perfekt: Si të veshësh fustanin saten me hijeshi
Pse Kate Middleton vesh këpucë në dy madhësi të ndryshme?

Dhimbja e gjinjve – çfarë duhet të dini

Shpëtoje martesën tënde me pesë minuta seks në ditë. Provoni një sonte!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Vserlo e pranon se ka xhiruar filma për të rritur

Evakuohet parlamenti kanadez, policia: Qëndroni larg, mos iu afroni zonës

Gjermania konsideron tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA: Duhet ta kthejmë, vlen 113 miliardë euro

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat