Kjo është XM, BMW që "ngriti shumë pluhur" në njoftimin e tij, dhe me siguri do ta bëjë tani përsëri, pasi që atributet e tij janë zbuluar.

XM është një 'përbindësh' dhe ky është modeli i dytë M.


Kujtojmë, i pari mbërriti në fund të viteve 1970, dhe ishte një M1 magjepsës.

Dhe tani XM ka ardhur.

Pjesa e përparme e XM duket shumë agresive, pothuajse si një automjet ushtarak.

Ky model ka rrota 23 inç, dhe në anën e shoferit shohim dyert që tregojnë qartë se bëhet fjalë për një hibrid plug-in.

353d19b4 fe38 4776 b9d1 73f85d287273

1ab91d13 aff8 4d40 b524 88e7c4ae41a9

724ec2e0 df85 4661 a56b 66d5e74495e6

Nga ana tjetër, pjesa e pasme dominohet nga një maskë që simulon tuba më të mëdhenj trapezoidë.

XM është gjithashtu modeli M më i fortë në histori.

Motori i tij V8 mundëson të paktën 750 kuaj fuqi dhe 1000 Nm, kështu që mund të supozohet se XM do të arrijë 100 km/h në më pak se 4 sekonda.

d699b796 5529 4824 b56a 46e488a1cf1b

4072d306 6496 40a0 813d 6f9d9f2cb9b0

c38dc901 a7b9 408d 8352 f54b273083c0

Kabina ka padyshim ka një theks te luksi dhe më pak te sporti.

Megjithatë, mos prisni vetëm sipërfaqe të mbuluara me lëkurë. Në vend të kësaj, BMW vendosi të përdorë edhe materiale artificiale.

4e003066 03bc 45e2 bfda 9a5c0c1501c7

BMW XM vjen në skenë deri në fund të vitit të ardhshëm dhe përflitet se mund të fillojë me një çmim prej rreth 150,000 euro. /Telegrafi/