Kissinger: Hillary Clinton mund të jetë një diplomate e përkryer

Kissinger lavdëroi përvojën e senatorës Clinton, duke thënë para një takimi të Forumit Ekonomik Botëror në New Delhi se ajo zotëron aftësi të larta intelektuale.
Njohësit e politikës brenda Washingtonit thonë se presidenti i zgjedhur Barack Obama po e konsideron senatorën Clinton për pozitën e sekretarit të Shtetit në qeverine e tij të re.Z
Kissinger thotë se nëse Obama vendos të zgjedhë senatoren Clinton, ky do të ishte një veprim ‘shumë i guximshëm’ i tij pasi ajo është një ish kundërshtare nga gara presidenciale dhe ajo ka një personalitet të fortë, me prirje për të qenë e pavarur.
Obama pritet të bëjë të njohur listën e anëtarëve të kabinetit qeveritar, para se të marrë postin e presidentit, me 20 janar. /VoA/
Nga
Telegrafi
17/11/2008
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































