Shkencëtarët kinezë thonë se coronavirusi nuk do të zhduket, duke shtuar se patogjeni ka të ngjarë të kthehet në valë, ashtu si gripi. Virusi i ri nuk ka gjasa të largohet siç bëri “kushëriri i tij”, SARS 17 vjet më parë.
Ky grup i të ashtuquajturve transportues asimptomatikë e bën të vështirë kontrollimin e plotë të transmetimit, pasi ato mund të përhapin virusin e pazbuluar, thanë një grup mjekësh virologësh dhe studiuesish mjekësorë para gazetarëve në Pekin gjatë një konference, shkruan Bloomberg.
Me SARS, njerëzit e infektuar u sëmurën rëndë. Kur këta pacientë u futën në karantinë, virusi ndaloi përhapjen. Në të kundërt, Kina ende ndeshet me raste të shumta asimptomatike të coronavirusit çdo ditë, pavarësisht se ka kontrolluar epideminë.
“Ka shumë të ngjarë që kjo të jetë një epidemi që do të bashkëjetojë me njerëzit për një kohë të gjatë, e cila do të bëhet sezonale dhe do të mbetet në trupat njerëzorë”, tha Jin Qi, i cili drejton Institutin për Biologjinë Patogjene në institutin kryesor të kërkimit, transmeton Telegrafi.
“Virusi është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë, por vetëm kur ekspozohet në një temperaturë prej 56 gradë Celsius për më shumë se 30 minuta. Moti nuk do të bëhet aq i ngrohtë. Në nivel global, shanset për një popullatë që të mos infektohet gjatë verës janë shumë të pakta”, thotë Wang Guiqiang, shef i departamentit të sëmundjeve infektive në Spitalin Universitar të Pekinit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze