Kinezët do ta bëjnë futbollistin më të paguar në histori të Kroacisë

120:"during the Serie A match between Juventus FC and US Sassuolo Calcio at Juventus Arena on March 11, 2016 in Turin, Italy. 17:"Valerio Pennicino
Mario Mandzukic mund të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar të janarit.
Sulmuesi kroat ka humbur vendin në ekipin e parë pas transferimit të Gonzalo Higuainit, i cili u bë futbollisti më i shtrenjtë në histori të klubit të Serie A.
Për sulmuesin 30-vjeçar ka shprehur interesim skuadra kineze e Shangai Shenhuas. Kjo e fundit i ka ofruar një kontratë katërvjeçare për 32 milionë euro, transmeton Telegrafi.
Me këtë rast, Mandzukic i cili shënoi tre gola ditë më parë kundër Kosovës, do të bëhej futbollisti më i paguar në historinë kroate.
Në anën tjetër Juventusi do të përfitojë 15 milionë euro për lirimin nga shërbimet e sulmuesit kroat. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































