LAJMI I FUNDIT:

Kina u bën presion shkencëtarëve të fitojnë garën për vaksinën e coronavirusit

Kina u bën presion shkencëtarëve të fitojnë garën për vaksinën e coronavirusit

Gazetari Minnie Chan zbuloi sot se shkencëtarët të cilët kanë punuar në zhvillimin e ri që mund të dërgojë në zhvillimin e një vaksine parandaluese kundër coronavirusit i janë nënshtruar presionit ekstrem nga regjimi në Pekin, në mënyrë që të “fitojnë garën” për të gjetur vaksinën.

COVID-19, për herë të parë u zbulua në Wuhan nëntorin e kaluar dhe u përhap më pas për të gjithë duke u bërë pandemi që u shpall nga Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) më 11 mars, transmeton Telegrafi.

“Ata urdhëruan shkencëtarët kinezë të fitonin një garë botërore për të zhvilluar vaksinën e coronavirusit”, tha Chan.


Të martën, televizioni shtetëror CCTV njoftoi se Chen Wei dhe Akademia Ushtarake e Shkencave Mjekësore (AMMS) kishin qenë të autorizuar për të filluar testet pasi kanë kryer një “zhvillim të suksesshëm” të vaksinës.

Fillimi i testeve është shpallur menjëherë pasi në Shtetet e Bashkuara raportuan zbatimin e një vaksinë eksperimentale në 45 vullnetarë amerikanë.

“Njoftimi i Kinës për një provë klinike erdhi pak më herët nga sa prisja, megjithëse mendoj se doza e parë e vaksinës tashmë është injektuar në trupin e Chen dhe disa prej shokëve të tij të skuadrës”, tha Tao Lina, eksperte mjeksore në Shanghai.

Sidoqoftë, ajo që është më shqetësuese në kronikën e Chan është presioni që ushtria kineze ushtroi mbi ekipin shkencor për të fituar garën për vaksinën, diçka që mund të përmirësonte imazhin e regjimit komunist, pasi u godit nga një valë kritikash për shkak të reagimit të ngadaltë dhe mungesës së të dhënave që i nënshtruan popullatës së saj në ekspozim ndaj virusit vdekjeprurës. /Telegrafi/