LAJMI I FUNDIT:

Kina mund të sanksionojë zyrtarët amerikanë për hetimin e coronavirusit

Kina mund të sanksionojë zyrtarët amerikanë për hetimin e coronavirusit

Kina mund të vendosë sanksione ndaj zyrtarëve të shtetit amerikan në shenjë hakmarrjeje ndaj padive të ngritura kundër Pekinit mbi pandeminë e coronavirusit, njoftuan media të enjten.

Sipas të përditshmes lokale Global Times, zyrtarët identifikuan të paktën katër ligjvënës amerikanë dhe dy subjekte amerikane që duhet të futen në listën e sanksioneve të Kinës, transmeton Telegrafi.

“Kina është jashtëzakonisht e pakënaqur nga abuzimi i çështjeve gjyqësore nga SHBA-të kundër Kinës për epideminë COVID-19 dhe po përgatit masa ndëshkuese kundër individëve, subjekteve dhe zyrtarëve shtetërorë të SHBA-së… të cilët ngritën padi kundër Kinës për të kërkuar dëmshpërblim mbi pandeminë e coronavirusit”, thuhet në raport nga e përditshmja me qendër në Pekin.


Deri më tani janë ngritur gjashtë padi kundër Pekinit në gjykatat federale amerikane, me shtetin e Misurit si i pari që paditi qeverinë kineze.

Prokurori i Përgjithshëm i Misurit, Eric Schmitt, mund të jetë një nga zyrtarët amerikanë që përballen me sanksione, sipas raportit.

SHBA drejtoi thirrjet për një hetim mbi origjinën e virusit dhe gjetën mbështetje nga Australia, dhe kjo zemëroi Pekinin.

Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, gjithashtu pretendoi së fundmi se coronavirusi “shpëtoi nga një laborator në Wuhan”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori