Site icon Telegrafi

Kimmich: Lewandowskin duhet ta zëvendësojmë kolektivisht, Mane nuk do të shënojë 40 apo 50 gola

(Foto: Twitter/FC Bayern Munich)

Joshua Kimmich ka paralajmëruar se Sadio Mane nuk duhet të konsiderohet si zëvendësues i drejtpërdrejtë i Robert Lewandowskit te Bayern Munichu.

Sulmuesi polak u largua nga kampioni gjerman këtë verë duke nënshkruar me Barcelonën, derisa në Allianz Arena u transferua ish-sulmuesi i Liverpoolit.

Mane ka realizuar 120 gola në gjashtë sezonet e kaluara te skuadra angleze, mirëpo 22 ka qenë numri maksimal i golave të realizuar brenda një sezoni të Ligës Premier.

“Me largimin e Lewyt kemi humbur shumë gola, atë duhet ta zëvendësojmë kolektivisht. Sadio është padyshim lojtar i shkëlqyer, por nuk mendoj se shënon 40 apo 50 gola, ai sjell cilësi të tjera”, citon Goal fjalët e yllit të Bayernit.

Lexo po ashtu Mane dhe De Ligt gjejnë golat e parë me Bayern Munich, bavarezët marrin fitore të thellë ndaj DC United

“Mendoj se ai është i uritur dhe dëshiron të vazhdojë të fitojë tituj. Është në rrugë të mirë. Në fillim ishte relativisht i qetë, por është një person i hapur dhe i thjeshtë. Gjithmonë ka diçka për të thënë. Mendoj se do të përshtatet shumë mirë”, ka deklaruar 27-vjeçari.

“50 golat duhet të vijnë nga diku. Është gjë e mirë për ne që e kemi dikë në mbrojtje (Matthijs de Ligt), i cili është i mirë në ndërhyrje, organizon dhe po ashtu shënon gola”, ka theksuar Kimmich për transferin e ri nga Juventusi. /Telegrafi/

Exit mobile version