Kim Kardashian zbuloi se kishte veshur një fustan nga arkivi i saj i gjerë i veshjeve në ceremoninë e fundit të martesës së motrës së saj Kourtney Kardashian në Portofino, Itali.

41-vjeçarja shpjegoi se zgjodhi një Dolce & Gabbana që e kishte veshur për herë të parë dhe e bleu për vete në vitin 2011.


Ajo ndau detajet e veshjes dhe mënyrën sesi e bëri pamjen 'më moderne' për dasmën e Kourtney në një seri postimesh të ngarkuara në Instagram Story të shtunën.

58413465 10864413 Reuse Kim Kardashian revealed she rewore her dress to Kourtney K a 17 1653782764253

“Fakt argëtues për këtë pamje për dasmën! E di që sapo më patë në arkivin tim në episodin e javës së kaluar të ‘The Kardashian’!”, ka shkruar ajo në një foto që ka postuar në Instagramin e saj. “Unë kam çdo pjesë të fotografuar dhe në një aplikacion".

“Kështu që kur e kuptova se do të shkoja në Itali tërhoqa të gjitha rrobat e mia Dolce & Gabbana për t'i provuar përsëri dhe për të parë nëse mund të ri-vishja ndonjë gjë!".

58413467 10864413 More than a decade ago The 41 year old realty star revealed that a 19 1653782764366

Ajo e shkroi atë informacion me shkronja të bardha nën një foto të saj duke mbajtur dorën e vajzës së saj North para dasmës.

Ajo ka vazhduar shpjegimin e saj në foton e radhës ku qëndronte në tapetin e kuq të ngjarjes së vitit 2011.

58413469 10864413 Adding some lace She continued with a photo of the lace dress on a 18 1653782764365

“Fustani që vesha në dasmë ishte një Dolce & Gabbana që e bleva në Bergdorf Goodman në 2011 dhe e vesha në 'Glamour Awards'”.

Ajo vazhdoi me një foto të një modeleje të veshur me një fustan dantelle të cilin Kardashian e veshi me fustanin e mrekullueshëm të zi në Itali.

58413483 10864413 Sharing memories Kim continued with the stunning family throwbac a 23 1653782764458

“Por për ta bërë fustanin më modern dhe më shumë për mua, vesha këtë fustan Veterments me doreza me dantella që kisha në dollap për një pamje me dantella me shtresa”, ka shkruar ajo.  /Telegrafi/

58413473 10864413 Gothic theme Kim and North twinned in gothic looks for the occas a 1 1653810909150