Kim Kardashian tha se do të hiqte dorë “absolutisht” nga karriera e saj televizive nëse do të nënkuptonte që të fokusohej në të qenit avokate “me kohë të plotë”.
Ylli televiziv bëri këto deklarata gjatë një paneli e samitit të ‘Time 100’ duke thënë se do dëshironte të ishte e angazhuar si avokate.
“Do të isha po aq e lumtur të isha një avokate me kohë të plotë”, tha ajo të martën, kur u pyet nga moderatorja Poppy Harlow nëse do të konsideronte ndonjëherë të largohej nga ekrani, shkruan PageSix.
“Ka shumë gjëra që janë gjithmonë në TV dhe shumë që janë gjithmonë atje jashtë, por mendoj se miqtë e mi dhe familja ime e dinë se ne vërtet e pëlqejmë shumë kohën tonë private”, tha ylli.
Kardashian, 42 vjeçe, shtoi se shpreson që luftimi i padrejtësive në sistemin e burgjeve të vendit do të jetë “vepra më kuptimplote e jetës së saj”.
“Unë gjithmonë bëj shaka me nënën time – e cila është menaxherja ime – them, ‘Kim K. po del në pension dhe unë thjesht do të bëhem avokate’”, u shpreh tutje ajo.
Themeluesja e “Skims” shtoi, “Unë do të shpenzoja plotësisht më shumë kohë duke e bërë këtë, me kamera ose pa kamera”.
Kardashian tutje tregoi se rrugëtimi për t’u bërë avokate i ka hapur sytë për atë se ka shumë për të bërë.
“Është dërrmuese. Unë solla motrën time Khloe në një burg për herë të parë javën e kaluar dhe kjo mi hapi sytë vërtetë”, tha Kim.
Kim luajti në “Keeping Up With The Kardashians” i cili debutoi në vitin 2007, për 20 sezone derisa nënshkroi me Hulu për shfaqjen e tyre të re të realitetit “The Kardashians”, e cila u shfaq vitin e kaluar.
Me kalimin e viteve, karriera e Kim u zgjerua përtej realitetit televiziv, pasi ajo lansoi markën e saj të veshjeve “Skims” dhe markën e bukurisë SKKN by Kim (ish KKW Beauty.)
Por ajo filloi të interesohej për të luftuar për reformën e burgjeve në vitin 2017, kur filloi të angazhohej për mbrojtjen e Alice Marie Johnson, e cila kishte vuajtur një dënim të përjetshëm në burg që nga viti 1996, pasi u dënua për herë të parë për një vepër të drogës.
Ajo i kushtoi kohën e saj lirimit të Johnson, 67 vjeç dhe madje u takua me ish-presidentin Donald Trump për këtë çështje. Trump, 76 vjeçe, ia ndryshoi dënimin në vitin 2018 dhe Johnson u lirua.
Që atëherë, Kim ka vazhduar të bëhet zëri për lirimin e disa të dënuarve të tjerë dhe zbuloi në vitin 2019 se ajo po studionte për t’u bërë avokate.
Kim – babai i ndjerë i së cilës, Robert Kardashian, ishte avokat i famshëm i OJ Simpson gjatë gjyqit të tij të vrasjes.
Ajo tha në samit se planifikon të marrë provimin aktual të jurisprudencës në shkurt 2025.
Kim ka një portofol të madh karriere dhe gjithashtu lansoi firmën e kapitalit privat SKKY Partners shtator. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëXheneta, Sara, Vullneti, Xuxi dhe Driloni janë finalistët e Big Brother VIP Kosova
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Gjesti në gjendje të rënduar emocionale, kërkon të largohet nga Big Brother VIP Albania 4
Gerta pyet Gjestin nëse do të lidhej me Eglin, banori habit me përgjigjen
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Zarf i Zi: Dënohen Xuxi, Xheneta, Driloni dhe Leo
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake