Kylie Jennerit i bëri shumë përshtypje kur motra e saj e madhe Kim Kardashian publikoi një fotografi të vjetër të saj dhe motrave të saj nga e kaluara.

“Fshije menjëherë”, e udhëzoi Kylie, 23 vjeçare, motrën e saj Kim, 39 vjeçare, në seksionin e komenteve të fotos, e cila mesa duket është një fotografi e vitit 2009 dhe u publikua të premten.


Si përgjigje, Kim iu referua me të qeshura komentit të motrës së saj në këtë fotografi, shkruan DailyMail.

kim1 2

"A duhet të të heq Diddy?" pyeti Kim. 'Absolutisht', u përgjigj Kylie.

kim2 2

Fansat vërshuan në seksionin e komenteve, duke vërejtur se sa ndryshe dukeshin të gjithë në fotografinë e dikurshme për dallim nga paraqitjet e tyre në ditët e sotme.

Në të vërtetë, femrat e familjes Kardashian-Jenner dukeshin të gjitha në mënyrë dramatike ndryshe, qoftë për shkak të moshës së tyre të re apo edhe për shkak të ngjyrës së tyre të flokëve.

kim3 1

Fotoja duket se është bërë në një restorant, ku Kim dhe Khloe ishin ulur në tryezë ndërsa motrat e tyre më të vogla pozuan pranë tyre.

“Bebet", shkroi Kim Kardashian në mbishkrimin e fotografisë në Instagram.

Kim edhe në atë kohë dukej më glamuroze, ndërsa ishte ulur në qendër të tavolinës, me flokët e saj me nuancë mjalti të shkëlqyeshme anash.

kim4 1

Kendall shkëlqente me një buzëqeshje të ëmbël ndërsa pozonte në pjesën e pasme, vite para se të bëhej një super yll në botën e modelimit.

Khloe, ndërkohë, dukej me buzë ngjyrë rozë dhe flokë të lëshuara lirshëm.

kim5 1

Kim duket se ka marrë disa liri krijuese me ‘photoshop’ për fotografinë në fjalë, pasi fotografia e ngarkuar rishtas ishte dukshëm më e lehtë se origjinali. Forma e hundëve të Kendall dhe Khloe madje dukej se ishte rregulluar.

Në kohën kur u bënë fotot, femrat e familjes Kardashian-Jenner sapo kishin filluar të merrnin vëmendje në botën e televizionit me serialin e tyre “Keeping Up With The Kardashians”, i cili debutoi në vitin 2007. /Telegrafi/

kim6 1