Kim Kardashian shfaqi format e saj elegante në një set të të brendshmeve nga koleksioni i saj më i ri, bashkëpunimi mes “Dolce & Gabbana dhe SKIMS”.

Në fotografi të realizuara nga fotografi Hugh Wilson, 44-vjeçarja dukej mahnitëse me sytjena të zezë rrjete dhe pantallona të shkurta, duke përzier stilin klasik të D&G me komoditetin për të cilin SKIMS njihet.


Kim theksoi se koleksioni kërkoi shumë përkushtim, duke e cilësuar si një ëndërr të bërë realitet, shkruan DailyMail. 

92169339 14093419 image a 1 1731871318392

“Ishte një nder të bashkëpunoja me miqtë e mi Domenico dhe Stefano për këtë koleksion special”, tha ajo në një deklaratë, duke shtuar se ky partneritet është një kombinim perfekt i stilit klasik dhe rehatisë moderne.

Koleksioni përfshin gjithashtu pjesëmarrjen e motrës së saj Kourtney Kardashian Barker, duke reflektuar një ribashkim pas konflikteve të mëparshme familjare.

92169335 14093419 image a 5 1731871365885

Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana e përshkruan bashkëpunimin si një celebrim të përfshirjes dhe pozitivitetit të trupit, vlera që ndajnë me SKIMS.

Koleksioni “D&G x SKIMS” do të lançohet këtë të martë në SKIMS.com dhe dyqane të përzgjedhura. /Telegrafi/

92169345 14093419 image a 4 1731871337169

92169347 14093419 image a 6 1731871373373

Kim pretendoi se u deshën shumë 'gjak, djersë dhe lot' për të 'ëndruar' koleksionin e saj me dyshen italiane të dizajnit, Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana.