Kim Kardashian u bë temë diskutimi në mediet e shtypit rozë pas fotosesionit me robotin 30 mijë dollarësh të Tesla-s, kompania që menaxhohet nga Elon Musk.  

Tani, një përfaqësues i yllit ka treguar nëse ajo është paguar apo jo nga Elon Musk, për të pozuar për foto me robotin, shkruan DailyMail.


Një përfaqësues i miliarderes deklaroi për New York Times që 44-vjeçarja nuk është kompensuar financiarisht për fotot.

kardashian Foto: Kim Kardashian / Instagram

Mediumi vuri në dukje se ajo ishte gjobitur më parë me 1.26 milion dollarë nga agjencia amerikane SEC kur nuk bëri të ditur se u pagua 250 mijë dollarë për të promovuar kriptovalutat në Instagram.

Spekulimet e fundit u nisën kur fotosesioni i fundit i biznesmenes nxiti akuza që Kim suporton presidentin e sapozgjedhur Donald Trump, pasi ky i fundit ka një shoqëri të ngushtë me Muskun. /Telegrafi/