LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian dhe vajza e saj North tërheqin vëmendje me dukjet e ngjashme nga “Chanel”

Kim Kardashian dhe vajza e saj North tërheqin vëmendje me dukjet e ngjashme nga “Chanel”

Ylli televiziv, Kim Kardashian përshtati veshjet “Chanel” me vajzën e saj nëntëvjeçare North në një seri të reja fotografish që solli në Instagram këtë javë.

North dhe nëna e saj ishin të veshur të dyjs me të zeza nga koka te këmbët për albumi e fotove, i cili përfshinte një të ëmbël të Kimit duke u puthur në faqe nga vajza e saj e vogël.

“Është bota e North, unë jam thjeshtë në të”, shkroi Kim, e cila mburret me 355 milionë ndjekës në platformën e mediave sociale.


Për paraqitjen e saj të fundit publike, Kim veshi një bluzë të shkurtër dhe një palë pantallona lëkure të zeza i dhe i përshtati me një sërë dorezash të ngjashme.

Themeluesja e “SKIMS” theksoi pamjen me një çantë masive “Chanel”, teksa të ngjashme e mbante edhe North.

Vajza e yllit kishte të veshur edhe një bluzë lëkure dhe pantallona të gjerë, nënë e bijë mbajtën edhe syze dielli të zeza për daljen.

Kim Kardashian dhe Kanye West mbajnë distancë me njëri-tjetrin teksa shoqërojnë të birin në ndeshjen e futbollit
Lexo po ashtu Kim Kardashian dhe Kanye West mbajnë distancë me njëri-tjetrin teksa shoqërojnë të birin në ndeshjen e futbollit

North prej kohësh ka marrë vëmendje me paraqitjet e saj përkrah së ëmës, madje edhe në rrjetin sociale TikTok dyshja herë pas here realizojnë video të përbashkëta që shpejt bëhen virale.

Ikona televizive, Kim ka North dhe tre fëmijë të tjerë – Saint, Chicago dhe Psalm – me ish-burrin e saj, reperin Kanye West.

Aktualisht Kim ka zbuluar se është beqare që pas ndarjes nga Pete Davidson pas një romance prej nëntë muajsh. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Bellingham u shfaq në një ndeshje të Real Madridit me të dashurën e tij të re, e cila është gjashtë vite më e madhe se ai

Magazina
I hodhi alkool në sy, Gerta thotë se nuk është penduar për veprimin ndaj Gjestit

I hodhi alkool në sy, Gerta thotë se nuk është penduar për veprimin ndaj Gjestit

Magazina
Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty

Rizarta i drejtohet Gjestit: Kam kërkuar nga Vëllai i Madh që të mos fle më me ty

Magazina
Kalo në kategori