Kim Kardashian u dha fansave një pamje të rrallë të rutinës së saj të mëngjesit në episodin e gjashtë të "The Kardashians" të Hulu.

Është zbuluar se derisa shtëpia e Khloe Kardashian është ende duke u ndërtuar, Kim ka lënë të motrën dhe Tristan Thompson të ushtrohen në palestrën e saj.


Kim zbriti për t'u bashkuar me ta me një veshje jashtëzakonisht të çuditshme - një fustan të bardhë super të fryrë dhe pa grim.

58005973 10827737 image m 212 1652938522028 Kim Kardashian (Foto: Hulu)

Skenat e hershme të mëngjesit ishin ndër të parat e shfaqura ndonjëherë në shtëpinë e Kimit, të parë me flokët e tërhequr pas në bisht dhe të gjithë trupin e mbuluar me një fustan të bardhë deri në fund të këmbëve.

Skena ishte një vështrim i rrallë i një ylli pa grim, megjithëse është zënë nga paparacët edhe disa herë të tjera.

Kim shfaq pamjen e saj në mëngjes ndërkohë që po bashkohej me Khloe dhe Tristan në palestër dhe me fëmijët më të vegjël, Psalm dhe Chicago.

58006013 10827737 image a 216 1652938603586 Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Hulu)

Kim këtë kohë ka qenë duke u komentuar në masë të madhe për një video-kasetë të dytë seksuale me reperin Ray J.

Ky i fundit tha së fundmi se ia dha Kanye Westit laptopin me të gjitha fotografitë intime të tij dhe Kimit të realizuara pas kasetës seksuale. /Telegrafi/

58005105 10827737 image a 202 1652937372609 Kim Kardashian (Foto: Hulu)

58006909 10827737 image a 244 1652940182792 Kim Kardashian (Foto: Hulu)