Kim Kardashian tërhoqi gjithë vëmendjen në Javën e Modës në Paris, duke u shfaqur me një pamje krejtësisht të re që i ngjante në mënyrë të habitshme nënës së saj, Kris Jenner.

Ylli 44-vjeçare debutoi një prerje flokësh të shkurtër “pixie”, të ngjashme me modelin ikonik të Kris-it, ndërsa mori pjesë në sfilatën e Maison Alaïa të premten.


Themeluesja e markës SKIMS u shfaq me një fustan të zi pa rripa, me material gjysmë transparent që ekspozonte format e saj karakteristike, shkruan DailyMail.

Kim e kombinoi veshjen me një xhaketë lëkure mbi supe dhe taka elegante, duke krijuar një pamje që ndërthurte elegancën me sensualitetin.

Pak më herët gjatë ditës, ajo u pa në sfilatën e Maison Margiela me një pallto gri dhe çizme prej lëkure, ndërsa u ribashkua me motrën e saj Kylie Jenner, e cila tërhoqi vëmendjen me një bluzë të bardhë të thurur.

Në event ishin të pranishme edhe emra të tjerë të mëdhenj si Rosalia, Gwendoline Christie dhe Vittoria Ceretti.

Kjo paraqitje shënon rikthimin e parë të Kim në Paris pas pesë muajsh, që prej dëshmisë së saj në gjyqin për grabitjen e bujshme të vitit 2016, ku ajo u përball me hajdutët që i morën bizhuteritë me vlerë miliona dollarë.

Megjithatë, këtë herë, Kim u rikthye në me një vetëbesim të ri, dhe një dukje që dëshmon se ngjashmëria me Kris Jenner nuk është vetëm gjenetike, por edhe stilistike. /Telegrafi/