Rodaman tha të dielën, pas takimit të tij me Kim-in se, lideri i Koresë së Veriut kishte kërkuar nga basketbollisti që t’i kërkojë Obamës që ta thërras atë telefon.

Rodman e ka publikuar këtë lajm në programin "This Week" të televizionit ABC, pak ditë pas takimit të tij me Kim-in në Phenian, transmeton Rel.


Ish ylli i Chicago Bulls tha se i është kërkuar nga lideri koreano-verior që të dërgojë këtë mesazh tek Obama, pasi që ai nuk dëshiron të hyj në luftë vetëm për shkak të programit bërthamor të vendit të tij.

Qeveria amerikane e ka mohuar çdo lidhje me udhëtimin e Rodmanit në këtë shtet, i cili ka qenë një udhëtim pune, për të xhiruar një film dokumentar lidhur me basketbollin në Korenë e Veriut. /Telegrafi/