Boksieri britanik Amir Khan dhe ai amerikan Floyd Mayweather, kanë patur një takim “ballë për ballë” ditën e diel në Los Anxhelos, teksa të dy kanë qenë duke parë duelin midis Danny Garcia dhe Robert Guerrero.

Khan dhe Mayweather kanë qenë ulur pranë njëri-tjetrit dhe natyrisht që kjo situatë nuk ka kaluar pa polemika. Ka qenë britaniku ai që ka sfiduar sërish Floyd, duke e ftuar për t’u përballur në ring edhe pse Mayweather ka deklaruar tërheqjen nga sporti.


Khan është injoruar deri më tani si nga Mayweather ashtu dhe nga Pacquiao, që nuk e preferuan si rival në ring.

Përplasja mes Khan dhe Mayweather ka ndodhur në raundin e pestë dhe ai që e ka bërë publik bisedën mes tyre ka qenë britaniku, që ka thirrur i pari amerikanin.

floyd 1

Pas disa debatesh në distancë ka ndodhur kjo bisedë, e nis nga Floyd:

Mayweather – Ky është ai tipi (Garcia) që të mundi?
Khan – Këto janë gjëra që ndodhin në jetë.
Mayweather – M’u përgjigj një pyetje, pse dëshiron të përballesh me mua?
Khan – Je t’i ai dëshiron të përballesh me mua, ja ku jam. Mos i konsidero rivalët e mëparshëm si të fortë, unë jam më i madh se ata. Një përballje me mua do të të bëjë të pasur.

Më tej Khan ka deklaruar se Floyd respekton vetëm paratë dhe jo njerëzit.

“Kur të tërhiqet nga sporti njerëzit nuk do ta kujtojnë dhe respektojnë, pasi ai është arrogant”, tha më tej Khan, që në mars pritet të rikthehet në ring, në një duel me Kell Brook.

Pas këtij dueli me Brook pritet që Khan të përballet me Danny Garcia për titullin kampion bote në peshën “welter”, titull të cilin Garcia e fitoi të shtunën, në përballje me Guerrero.

telegrafi sport app