LAJMI I FUNDIT:

​KFOR-i ushtrim të përbashkët me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in

​KFOR-i ushtrim të përbashkët me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in

Operacioni i udhëhequr nga NATO-ja, në partneritet me Policinë e Kosovës dhe misionin Evropian për Sundim të Ligjit EULEX, mbajti ushtrimin e integruar të sigurisë për 300 pjesëmarrës për kontrollin e turmës dhe trazirave.

Sipas komunikatës së lëshuar nga KFOR-i, ushtrimi “Reagimi i Bashkuar” u mbajt në lokacionin e FSK-së në Gjakovë dhe stërviti trupat për qasjen tri-shtresore të sigurisë, që parashikon Policinë e Kosovës si reagues i parë, të mbështetur nga EULEX-i dhe nga KFOR-i si reagues i tretë. Komponenti i KFOR-it, përgjegjës për mbajtjen e ushtrimit, stërviti trupa nga 11 vende, të përbërë nga të gjitha njësitë e zbarkuara në Kosovë.

Ushtrimi i kësaj jave ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të KFOR-it për të trajnuar forcat e tij të kombinuara dhe, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e tij të sigurisë, t’i dalë ballë çdo situate që mund të paraqitet. Komanda Rajonale – Lindje, e udhëhequr nga SHBA-ja, dizajnoi ushtrim real për të trajnuar të gjithë aktorët që të punojnë së bashku dhe në mënyrë të bashkërenditur të jenë në gjendje të qetësojnë një situatë të tensionuar dhe të kthejnë rendin.


Ushtrimi “Reagimi i Bashkuar” mishëroi praninë e KFOR-it në Kosovë, forcë shumëkombëshe e angazhuar që, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të ofrojë mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it, generalmajor Michele Risi nënvijëzoi rëndësinë e trajnimit për të mbështetur misionin e udhëhequr nga NATO-ja: “duke u trajnuar, ne sigurojmë gatishmërinë tonë dhe kjo gatishmëri na mundëson që të fitojmë besimin e nevojshëm. Misioni ynë i sigurisë kërkon që KFOR-i të jetë një forcë parandaluese e besueshme”.

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori