Njeriu, i cili qëndron prapa universit të Marvel, Kevin Feige, ka reaguar ndaj komenteve të Martin Scorsese se filmat me superheronj nuk bëjnë pjesë në filmat e vërtetë.

Ai ka thënë se secili e ka definicionin e vet lidhur me filmat duke shtuar se pohimet e filmbërësit legjendar janë të pasakta dhe jo të kënaqshme - transmeton BBC.


"Të gjithë ne që punojmë në këto filma na pëlqen arti filmik dhe na pëlqen të shkojmë nëpër kinema", ka thënë Feige.

MartinScorsesev e1570400648239 Martin Scorsese (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images for Film at Lincoln Center/Guliver)

Komentet e tij pasojnë deklaratat e Disney, Bob Iger, i cili ka theksuar se Scorsese ndoshta nuk ka shikuar asnjë film të Marvelit, sepse nuk do të kishte thënë diçka të tillë.

"(Filmat e Marvel) nuk janë filma, në të cilët qeniet njerëzore përpiqen të transmetojnë përvoja emocionale dhe psikologjike te një tjetër qenie njerëzore", kishte thënë filmbërësi legjendar. /Telegrafi/