Brooklyn Nets kanë vazhduar me fitore, teksa kanë marrë të katërtën radhazi në NBA.

Njëra ndër skuadrat favorite për titullin e kampionit kanë triumfuar në udhëtim te Detroit Pistons me gjashtë pikë diferencë, 90:96.


Dy çerekët e parë ishin shumë interesant dhe të ngushtë në rezultat, por Nets në çerekun e tretë arritën të siguronin fitoren, kur epërsia e tyre shkoi në +16 pikë.

image 5

Kevin Durant ishte si gjithnjë më i miri në parket me 29 pikë, 10 kërcime e pesë asistime, teksa lojë të mirë tek Nets shfaqi edhe LaMarcus Aldridge me 16 pikë. /Telegrafi/Rezultatet:

Detroit Pistons - Brooklyn Nets 90:96

Orlando Magic - San Antonio Spurs 89:102
Washington Wizards - Memphis Grizzlies 115:87

Milwaukee Bucks - New York Knicks 98:113
Toronto Raptors - Cleveland Cavaliers 101:102

Minnesota Timberwolves - LA CLippers 84:104
Golden State Warriors - New Orleanc Pelicans 126:85

Portland Trail Blazers - Indiana Pacers 110:106

Sacramento Kings - Charlotte Hornets 140:110

telegrafi sport app