Site icon Telegrafi

Kevin de Bruyne ka pësuar lëndim serioz, mësohet se sa do të mungojë

Kevin de Bruyne ka pësuar lëndim në ndeshjen ndaj Burnleyt, ku u zëvendësua në minutën e 23-të.

Në vend të tij u fut Mateo Kovacic, derisa u aludua se ishte vetëm një lëndim i lehtë.

Por, me realizimin e testeve mjekësore nga stafi i Manchester Cityt u bë e ditur se belgu do të jetë jashtë fushe për disa muaj.

Lexo po ashtu Parashikim nga Opta: Kush shpallet kampion, kush luan në Evropë, kush përfundon në mesin e tabelës dhe kush bie nga Liga Premier

“Kevin do të jetë jashtë për disa muaj, do të vendosim për operacionin në ditët në vijim me stafin mjekësor”, ka thënë Guardiola.

“Në atë rast, tre ose katër muaj jashtë”, shtoi Pep.

De Bruyne do të jetë një mungesë e madhe për Manchester Cityn, duke ditur se është jetik me asistimet e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version