LAJMI I FUNDIT:

Këto ushtrime të thjeshta janë si një valvul stresi: Çlironi tensionin në vetëm 20 minuta

Këto ushtrime të thjeshta janë si një valvul stresi: Çlironi tensionin në vetëm 20 minuta

Joga klasike është një kombinim i ushtrimeve fizike, i meditimit dhe i teknikave të frymëmarrjes, kështu që efekti i saj është po aq i dobishëm për shëndetin fizik dhe mendor

Shumë studime tregojnë se duke praktikuar jogën, mund të zvogëlojmë stresin, t’i zbusim pasojat e tij, të gjejmë qetësinë e brendshme, t’i zbusim simptomat e ankthit dhe të inkurajojmë një humor të mirë.

Në jetën moderne, ne shpesh jemi të ekspozuar ndaj stresit, si në punë ashtu edhe në shtëpi, transmeton Telegrafi.


Është e rëndësishme të gjeni atë “valvul” çdo ditë që t’i çlironi emocionet dhe tensionet negative dhe që do t’ju kthejë në një gjendje shpirtërore të shëndetshme dhe në humor pozitiv.

Ne sugjerojmë që të praktikoni rregullisht trajnime të jogës.

Në videon e mëposhtme, blogerja e fitnesit tregon se cilat asana të yogës, ndihmojnë në mënyrë të përsosur në luftën kundër stresit dhe mund të përdoren për të lehtësuar simptomat e ankthit.

/Telegrafi/