Me rastin e krijimit të stilit, zgjedhja e ngjyrave është shumë e rëndësishme

Nëse i kombinoni në mënyrën e duhur, secili kombinim i modës do të duket jashtëzakonisht i shtrenjtë.


Ndonjëherë është vërtet e vështirë të gjenden nuanca komplementare, të cilat përshtaten bukur, prandaj kemi dëgjuar këshillat e ekspertëve të famshëm të modës, transmeton Telegrafi.

Qe se çfarë thonë ata, cilat ngjyra përshtaten më së miri:

Ngjyrat rozë dhe e kuqja

52a5a2b42a36dd2a

Përfundimisht është zgjedhje e qëlluar për ato dama të cilat dëshirojnë të jenë mbresëlënëse.

E verdha e zjarrtë dhe e kaltra e çelët

8e64db9377ea39badc7e063b73b06738

Këto dy ngjyra japin përshtypjen e femrës së suksesshme dhe të fuqishme dhe janë zgjedhje e mirë për shumë raste.

E kuqja dhe krem

5b0c9687d8dd9d71553972fe17508a4d

Nuk janë shumë të ekspozueshme, por me siguri do të japin përshtypje të femrës shumë të aftë e cila di mirë çfarë dëshiron dhe si ta realizojë dëshirën e saj.

Ngjyra bezhë dhe e bardha

c429d3972106fe58e8a929a622df0d13

Këto nuanca të buta duken tepër të mira kur kombinohen në një stil. Këtu fjalët nuk janë të nevojshme, shikoni fotografitë dhe binduni edhe vetë. /Telegrafi/