Ekzistojnë variante të ndryshme të këtyre vazove, nga ato në teknikën makrame deri te modelet më të thjeshta që varen me grepat më të zakonshëm

Zgjedhja e materialit varet nga ju, nëse do të jetë litar, tel, dru apo diçka krejt tjetër, nuk ka rëndësi, transmeton Telegrafi.


Është e rëndësishme që të përshtatet me ambientin dhe stilin e tarracës ose dhomës suaj.

1bc95db04a324aaa309838b890923d08a

Aktualisht, teknika më e popullarizuar e thurjes së mbajtëseve të varura për saksi, është ideale për hapësirat që janë në stilin e një enterieri natyral, i cili është e pasur me tonet e tokës.

Mbajtësit e metaleve janë idealë për apartamente dhe dhoma që janë bërë në një stil modern. Mund t’i gjeni në ngjyrë të zezë, gri, ari dhe bakri.

Litarin e zakonshëm thureni në atë mënyrë që në të të mund të vendoset saksia, por që të ketë fund të sigurt. Shabllonin sipas të cilit do ta lidhni, zgjidheni vetë.

256359d6f85c7c7975f83ec7ffc9ef90e

Pak litar dhe një degë e zakonshme të cilin mund ta keni gjetur gjatë një shëtitjeje në mal, janë gjërat që do t’ju nevojiten për një detaj kreativ në tarracë apo në shtëpi.

/Telegrafi/