LAJMI I FUNDIT:

Këto janë tri lloje kaçurrelash për flokë të gjatë dhe tri mënyra për t’i bërë ato vetë

Këto janë tri lloje kaçurrelash për flokë të gjatë dhe tri mënyra për t’i bërë ato vetë

Për kaçurrela të bukur nuk është nevoja të shkoni te floktari

Sa herë kemi parë një grua në lagjen tonë dhe kemi pyetur a janë kaçurrelat e saj tepër të bukura rezultat i punës së floktarit apo vetë i ka bërë?

Kjo është një situatë që ju ndodh çdo ditë, posaçërisht nëse dëshironi edhe ju të keni kaçurrela të cilat tërheqin vëmendjen…

Po ju zbulojnë tri modele kaçurrelash të cilat janë të përkryera për flokë të gjatë, por me pak ushtrime t’i aplikoni edhe në flokë të shkurtër, transmeton Telegrafi.

E gjitha që ju nevojitet është një figaro dhe pak kohë që të provoni hapat e thjeshtë të përdorimit të figaros.

Ndiqni udhëzimet e thjeshta në videon më poshtë. Dhe para se ta provoni në flokët tuaj, provojeni në shirita të hollë leckash të vjetra dhe jini të durueshëm, sepse sigurisht që nuk mund të jenë perfekte herën e parë si në një revistë…

/Telegrafi/