Këto janë rezultatet e zgjedhjeve në AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor në të cilin janë zgjedhur strukturat e reja udhëheqëse.
Në këtë kuvend morën pjesë 279 votues.
Kryetar, me 125 vota për, u zgjodh Shkëlqim Hysenaj nga ditorja "Zëri". Kundërkandidat për kryetar kanë qenë Shkumbin Ahmetgjekaj i cili mori 100 vota, si dhe Enis Veliu që fitoi 51 vota. Katër vota ishin të pavlefshme.
Në këtë kuvend u zgjodhën edhe tetë anëtarët e rinj:
Besjana Krasniqi - RTV 21
Bedin Syla - Zëri
Dardan Hoti
Arsim Halili - RTK
Majlinda Aliu - RTK
Taulant Qenaj - KTV
Fidan Rama - RTV Dukagjini
Valdrin Krasniqi - Tribuna
Anëtarët e rinj të këtij bordi do të kenë mandat trevjeçar.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































