Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga detyra e kryeministrit të Kosovës, i ka zënë partitë politike në befasi, por vendi tashmë gjendet para dy opsioneve ligjore dhe kushtetuese se si të veprojë më tutje, vlerësojnë njohësit e aspekteve kushtetuese-ligjore,si dhe ata të çështjeve politike në Kosovë.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, profesor i të Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë se për rastin konkret, Kushtetuta parasheh mundësinë e shkuarjes së menjëhershme në zgjedhje, ndërkaq, mundësia tjetër është nxjerrja e një mandatari të ri për kryeministër nga koalicioni qeverisës ekzistues.
“Mundësia më e mirë është ajo që thotë se Kuvendi duhet ta shpërbëjë veten dhe të shkohet në zgjedhje, sepse objektivisht, Kuvendi, i cili është organi legjitimues i Qeverisë dhe institucioneve tjera të Kosovës, ka humbur rolin dhe funksionin e tij kushtetues për shkak të humbjes së legjitimitetit politik në mënyrë të konsiderueshme, për arsyet që tashmë dihen. Së dyti, është edhe mundësia tjetër, që të shkohet sikur pas zgjedhjeve”.
“Do të thotë, niset procedura me kandidatin e parë (për kryeministër), pastaj, nëse nuk kalon, pas 15 ditësh, vazhdohet me të dytin. Në rast se dështon edhe ky, shkohet në zgjedhje. Kjo është procedurë, si punë Sizifi. Mendoj që varianti i dytë nuk e vlen, sepse është tallje me legjitimitetin politik dhe kushtetues”, ka thënë Hasani.
Mendim të përafërt ka edhe politologu Ramush Tahiri. Ai thotë që praktikat e deritashme juridike në Kosovë, tregojnë që pas rrëzimit të Qeverisë ose pas dorëheqjes së kryeministrit, vendi shkon në zgjedhje. Siç thotë ai, partitë politike në vend janë deklaruar se dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje, përfshirë edhe partinë e kryeministrit të dorëhequr, Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
“Gjasat janë që vendi të shkojë në zgjedhje, ndonëse situata nuk është shumë e mirë për zgjedhje dhe partitë politike nuk janë përgatitur. Duket që synimi ndërkombëtar është që të gjendet një kompromis ose siç thuhet një qeveri teknike dhe të vazhdohet për disa muaj, derisa të krijohen kushtet për zgjedhje të mirëfillta, të reja, e mbase ndërkohë edhe ndonjë reformë zgjedhore, të paktë që të jetë ‘një qytetar një votë’ dhe jo një qytetar 5 vota. Këto 10 ditët e ardhshme do të jenë përcaktuese se cilën kahje do ta merr Kosova”, tha Tahiri.
Analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, thekson që spektri politik i Kosovës gjendet në një situatë mjaft të komplikuar, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga detyra e kryeministrit, për shkak se nuk është i përgatitur për zgjedhje.
Por, sipas tij, zgjedhjet janë të pashmangshme në këtë situatë, për shkak se tash e disa vite institucionet e Kosovës janë, siç thotë ai, jofunksionale dhe nuk kanë mundur të marrin vendime të mëdha, e në veçanti sa i përket dialogut me Serbinë, për të cilin ekziston presion i madh ndërkombëtar.
“Prandaj, kjo do të jetë edhe çështja kryesore për krijimin e koalicionit të ri qeverisës pas zgjedhjeve. Pra, presionet ndërkombëtare do të luajnë rol shumë të madh, me të gjitha kombinatorikat politike, sepse bashkësia ndërkombëtare nuk do të lejojë që të krijohet një qeveri, e cila do t’i ngjante qeverisë që sapo shkoi, pra, që të jetë konfrontuese në raport me agjendat ndërkombëtare për rajonin tonë”, theksoi Muhaxhiri.
Dorëheqja e Ramush Haradinajt nga detyra e kryeministrit të Kosovës, ka ardhur pas ftesës që atij i kanë bërë Dhomat e Specializuara, që njihet si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, për ta intervistuar si të dyshuar për krime lufte.
Haradinaj ka theksuar se në Gjykatën Speciale nuk ka dëshiruar të shkojë si kryeministër i vendit, por si qytetar i rëndomt i Kosovës dhe pas dorëheqjes ka bërë thirrje që vendi të shkojë në zgjedhje të reja. /REL/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-perplas-tavolinen-380x233.gif)
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan
![Raporti për bojkotin e marketeve sot në seancë qeveritare, pritet të merren masa për çmimet e produkteve bazë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/01/cmimet-shporta-market-380x233.jpg)
Raporti për bojkotin e marketeve sot në seancë qeveritare, pritet të merren masa për çmimet e produkteve bazë
![Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-1-380x233.jpg)
Rama reagon për arrestimin e Veliaj: Drejtësia e re e ka të gjithë besimin, lënia e Tiranës pa kryetar është ngjarje e rëndë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht