LAJMI I FUNDIT:

Këto janë 30 lojërat që do të vijnë me Xbox Series X

Këto janë 30 lojërat që do të vijnë me Xbox Series X

Microsoft ka publikuar një listë të lojërave që janë optimizuar për t’u lansuar për Xbox Series X dhe Series S.

Zakonisht vetëm një pjesë e vogël e lojërave janë në dispozicion kur lëshohet një tastierë e re.

Por është ndryshe me Xbox Series X dhe Series S: Do të ketë 30 lojëra nga 10 nëntori, transmeton Telegrafi.


Kjo është e mundur sepse arkitektura e Xbox One e mëparshme dhe e konsolave ​​të reja të Serisë Xbox është shumë e ngjashme.

Prandaj, lojërat nuk janë vetëm lojëra të reja, por kryesisht lojëra që janë lëshuar tashmë dhe që janë optimizuar për pajisjen e re.

Njëzet nga këto lojëra mbështesin Smart Delievery.

Nëse këto lojëra janë blerë tashmë për Xbox One, mund të shkarkoni versionin e optimizuar në Xbox Series X pa qenë nevoja t’i blini përsëri.

Këtu janë 30 lojërat e fillimit të disponueshme nga lëshimi i konzollës më 10 nëntor:

• Assassin’s Creed Valhalla (Smart Delivery)
• Borderlands 3 (Smart Delivery)
• Bright Memory 1.0
• Cuisine Royale (Smart Delivery)
• Dead by Daylight (Xbox Game Pass + Smart Delivery)
• Devil May Cry 5: Special Edition
• DIRT 5 (Smart Delivery)
• Enlisted
• Evergate
• The Falconeer (Smart Delivery)
• Fortnite
• Forza Horizon 4 (Xbox Game Pass + Smart Delivery)
• Gears 5 (Xbox Game Pass + Smart Delivery)
• Gears Tactics (Xbox Game Pass + Smart Delivery)
• Grounded (Xbox Game Pass + Smart Delivery)
• King Oddball (Smart Delivery)
• Maneater (Smart Delivery)
• Manifold Garden (Smart Delivery)
• NBA 2K21
• Observer: System Redux
• Ori and the Will of the Wisps (Xbox Game Pass + Smart Delivery)
• Planet Coaster (Smart Delivery)
• Sea of Thieves (Xbox Game Pass + Smart Delivery)
• Tetris Effect: Connected (Xbox Game Pass + Smart Delivery)
• The Touryst (Xbox Game Pass + Smart Delivery)
• War Thunder (Smart Delivery)
• Warhammer: Chaosbane Slayer Edition
• Watch Dogs: Legion (Smart Delivery)
• WRC 9 FIA World Rally Championship (Smart Delivery)
• Yakuza: Like a Dragon (Smart Delivery)
• Yes, Your Grace (Smart Delivery). /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
OpenAl zbulon modelin e ri me Inteligjencë Artificiale - shefi i kompanisë zbulon se në çka është i mirë ai

OpenAl zbulon modelin e ri me Inteligjencë Artificiale - shefi i kompanisë zbulon se në çka është i mirë ai

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
YouTuberi testoi Samsung Galaxy S25 Ultra, një detaj në telefon e zhgënjeu

YouTuberi testoi Samsung Galaxy S25 Ultra, një detaj në telefon e zhgënjeu

Teknologji
Apple po planifikon një ridizajnim të madh për iOS 19 dhe macOS 16

Apple po planifikon një ridizajnim të madh për iOS 19 dhe macOS 16

Teknologji
Apple zhvillon kufjet me kamera?

Apple zhvillon kufjet me kamera?

Teknologji
Kalo në kategori