Kanë gjetur gjysmën e tyre të dytë dhe me vite të tëra kënaqen në dashurinë e bukur dhe të fuqishme!

Është fakt që nuk është aq lehtë të ndërtosh martesë të fortë dhe të harmonishme, aq më parë në botën e të famshmëve, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, këto dama të famshme kanë arritur që t’u bëjnë ballë të gjitha sfidave dhe që me vite të tëra të forcojnë dashurinë dhe marrëdhënien me partnerin e tyre.

Salma Hayek

1 84

Salma e ka njohur bashkëshortin e vet të ardhshëm, biznesmenin Francois Henri Pinault, në Venecia në vitin 2006, ndërsa janë kurorëzuar pas tre vjetësh në teatrin “La Fenice”.

Beyonce

Tregimi i dashurisë i Beyonce dhe Jay-Z (emri i tij i vërtetë është Shawn Corey Carter) ka filluar me partneritet.

BEYONCE JAY Z

Në vitin 2002 kanë punuar në këngën "03 Bonnie & Clyde", ndërkaq Jay-Z është shfaqur në singlin e saj "Crazy in love". Çifti i famshëm është kurorëzuar më vitin 2008.

Jessica Alba

Jessica dhe Cash Warren kanë filluar të argëtohen në vitin 2004 në xhirimin e filmit “Katërshja fantastike” (Fantastic Four).

jessica alba cash warren today 180429 main 01 2e5c59a232fe8524dbfa81bebcf860ec.fit 760w

Ata janë kurorëzuar më 2008, ndërkaq aktorja e famshme thekson që çelësi i lidhjes së fuqishme dhe të gjatë qëndron në atë që partnerët kalojnë sa më shumë kohë bashkë dhe krijojnë atmosferë romantike.

Claudia Schiffer

Claudia është martuar me producentin britanik të filmit, Matthew Vaughn, diç më shumë se një vit pas njohjes.

ClaudiaSchifferMatthewVaughnClaudiaSchifferhJRo9qWnYeAl

Çifti është kurorëzuar në vitin 2002 në një qytezë në Britani të Madhe. Nga atëherë janë në martesë të harmonishme dhe kanë tre fëmijë.

Sarah Michelle Gellar

Sarah bashkëshortin e ardhshëm, Freddie Prinze Jr., e ka njohur në xhirimin e filmit “E di çfarë keni bërë verës së kaluar” (I know what you did last summer) në vitin 1996.

sarah michelle gellar freddie prinze jr

Ata janë kurorëzuar në vitin 2002 dhe që atëherë vazhdimisht punojnë në martesën e cila tashmë 17 vjet është shumë e fuqishme dhe e harmonishme.

Catherine Zeta-Jones

catherine zeta jones michael douglas golden globes 2019

CatherineZeta-Jones bashkëshortin e vet të tashëm, Michael Douglas, e ka njohur në një festival të filmit në Francë në vitin 1998. Dy vjet më vonë çifti aktor i famshëm është kurorëzuar.

Sarah Jessica Parker

Sarah e ka njohur Matthew Broderick në një ndejë në Nju-Jork në vitin 1991. Janë argëtuar 6 vjet para se kanë vendosur të kurorëzohen në vitin 1997.

Sarah Jessica Parker

Aktorja konsideron që partnerët duhet të respektojnë njëri-tjetrin dhe kurrë nuk duhet të garojnë, në mënyrë që të kenë lidhje të shëndetshme dhe të gjatë.

Cate Blanchett

Cate Blanchett bashkëshortin e tashëm Andrew Upton e ka njohur në Sidney në vitin 1996 derisa ishte në studime të aktrimit, ndërkaq pas një viti janë martuar.

kate

Ajo thekson që lumturia e familjes së saj varet nga interesimi i përbashkët dhe i mungesës së plotë të sekreteve.

Meryl Streep

Në vitin 1987 Meryl ishte në situatë të rëndë jetësore dhe kishte vendosur t’i kërkonte përkrahje mikut të vëllait të saj, Don Gummer. Streep ka jetuar në shtëpinë e tij derisa ai nuk është kthyer nga udhëtimi nëpër Evropë. Mirëpo kur është kthyer e ka bindur atë që të qëndronte, pastaj edhe janë martuar.

Meryl Streep Don Gummer Relationship Pictures

Meryl me bashkëshortin e saj i ndan problemet dhe frikët e veta të cilat e mundojnë dhe konsideron që në to qëndron çelësi i marrëdhënieve të mira. /Telegrafi/