LAJMI I FUNDIT:

“Këtë vit do të hakmerrem”, ylli i Barçës i motivuar për ndeshjen ndaj Real Madridit

“Këtë vit do të hakmerrem”, ylli i Barçës i motivuar për ndeshjen ndaj Real Madridit

Një tjetër betejë mes Real Madridit dhe Barcelonës po vjen, teksa El Clasico e parë zyrtare këtë sezon do të luhet të shtunën e ardhshme.

Real Madrid do të jetë nikoqir i Barcelonës në ‘Santiago Bernabeu’ në një ndeshje të zjarrtë duke marrë parasysh situatën në tabelë.

Me një fitore të mundshme Reali do të barazohej me pikë me Barçën por do të merrte kreun e tabelës, ndërkohë blaugranasit me një triumf të mundshëm do të krijonin një epërsi prej gjashtë pikësh me madrilenët.


Para fillimit të kësaj ndeshje, ylli i Barcelonës, Jules Kounde ka dërguar një mesazh në drejtim të Aurelien Tchouamenit.

“Këtë vit, do të hakmerrem”, ka thënë Kounde shkurtimisht për mediumin francez Telefoot.

Kujtojmë se Kounde dhe Tchouameni janë shokë të ngushtë në kombëtaren e Francës.

Sidoqoftë, mesfushori i Real Madridit doli fitimtar në dy takimet e fundit në La Liga, pasi Real Madridi e mposhti Barçën edhe si vendas edhe si mysafir./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

U rikthye pas një viti e gjysmë jashtë fushave, Betim Fazliji këput sërish ligamentet

Ndërkombëtare
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

La Liga
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

‘Të fala ke nga mami’ - Dragusha tregon se në cilin klub çdo shtëpi fliste për futboll

Superliga
Kalo në kategori