Shumica e amvisave sot praktikojnë mjete natyrale për pastrim në amvisëri për shkaqe ekonomike dhe shëndetësore, mirëpo e pakontestueshme është që disa artikuj më mirë ndikojnë sesa kimikatet e shtrenjta
Tashmë e dini se si limoni ka efekt të pakontestueshëm në dezinfektimin dhe eliminimin e yndyrave nga sipërfaqet.
Pothuajse në “bashkëpunim” me sodën e bukës efikasiteti është i pamohueshëm.
Këta dy artikuj heqin edhe njollat më të fuqishme nga cilado sipërfaqe. Uji i gazuar, gjithashtu, ka efekt në hapjen e gypave të mbyllur të kanalizimit, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ajo që nuk keni mundur ta imagjinoni, keçapi eliminon njollat nga shporeti si asnjë mjet tjetër.
Pra, ndizeni furrën në temperaturë të ulët, po ashtu veproni edhe me pllakat e sipërme të shporetit, qitni keçap në njolla dhe prisni.
Kur të shkrihet pak fshini. Do të jeni të kënaqura me rezultatin.
I njëjti veprim mund të aplikohet edhe tek enët.
/Telegrafi/