Përveç veshjeve të bukura në Golden Globes, ata që shkëlqyen në tapetin e kuq ishin çiftet e famshëm.

Të shumtë ishin çiftet që kaluan në tapetin e kuq dhe tërhoqën vëmendje, jo vetëm për shkak të veshjes, por edhe sepse dukeshin aq bukur përkrah njëri-tjetrit.


Më poshtë po listojmë çiftet që na mahnitën në tapetin e kuq.

Emily Blunt dhe John Krasinski

1 33

Emily u listua ndër të veshurat më bukur me fustanin e Alexander McQueen dhe dukej aq bukur përkrah partnerit të saj.

Irina Shayk dhe Bradley Cooper

2 13

Si rrallëherë, Irina dhe Bradley kaluan së bashku në tapetin e kuq dhe dukeshin më të bukur se kurrë. Irina kishte zgjedhur një fustan me shkëlqim Versace, ndërsa Bradly, një kostum të bardhë Gucci.

Nicole Kidman dhe Keith Urban

3 10

Nicole dhe Keith dukeshin shumë të ëmbël, teksa pozonin për fansat në tapetin e kuq.

Lady Gaga dhe Christian Carino

4 12

Lady Gaga dhe Christian Carino u drejtuan për në ceremoni të kapur për dore, teksa ylli i “A star is born” shkëlqente e veshur me Valentino.

Tom Kaulitz dhe Heidi Klum

5 9

Çifti i ri dukeshin shumë të qeshur dhe Heidi përfitoi për të treguar unazën e diamantit në tapetin e kuq.

Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas

6 6

Më të bukur se kurrë, Michael vodhi vëmendjen e të gjithëve, teksa i puthte dorën partneres së tij.