Inside Out

Riley është një vajzë normale 11 vjeçare, dhe si çdo person udhëhiqet nga pesë emocionet bazike: gëzimi, mërzia, frika, zemërimi dhe neveria, transmeton Telegrafi.


Këto ndjenja jetojnë në harmoni së bashku, derisa vajza dhe prindërit e saj shpërngulen në një qytet tjetër dhe duhet të adaptohet me një shkollë të re, gjë që sjell çrregullim total në kokën e Riley.

Për ta bërë të lumtur prapë, emocionet duhet të mësohen të punojnë së bashku.

Ky film i animuar tregon se si disponimi ndikon në sjelljen tonë dhe ndihmon të kuptojmë mënyrën se si mendojnë fëmijët dhe ndjehen nga brenda.

inside out

The Book Thief

Kjo është historia e Liesel, 9 vjeçare, e cila shpërngulet në Munich vetëm pak para Luftës së Dytë Botërore dhe jeton aty me prindërit e saj  adoptues.

Ata e mësojnë se si të lexoj dhe librat bëhen pjesë e pandashme e jetës së saj.

Prandaj, ajo fillon të vjedh libra. Leximi është mënyra e vetme që ajo të kuptoj se çfarë po ndodh rreth saj, përndjekja e hebrenjve, lëvizja anti-fashiste, turpërimi dhe uria.

Me ndihmën e librave, Liesel i mposhtë të gjitha pengesat e luftës dhe shkruan një histori të sajën.

book thief

The Chorus

Ky film është për fëmijët me personalitete komplekse dhe jetë të mbushur me mundime. Clement Matthieu është mësuesi i ri në Bottom of the Pond për djemtë e ‘vështirë’.

Ndryshe nga mësuesit tjerë, ai nuk fshihet prapa maskës së indiferencës, por provon t’i kuptoj më mirë fëmijët e varfër dhe krijon një seksion kori brenda konviktit, transmeton Telegrafi.

Me kohën, ky veprim e ndryshon jetën e njërit nga djemtë dhe e ndihmon atë të zbuloj talentin e tij unik.

chours

Tom Sawyer

Kjo është vetëm një nga shumë adoptimet e librave për fëmijë rreth dy problematikëve, Tom dhe Huck.

Dita e tyre e zakonshme është duke vjedhur molla, duke bërë shaka me të rritur, duke peshkuar dhe duke luajtur si piratë.

Sidoqoftë, njëherë bëhen dëshmitarë të një krimi misterioz dhe këtu fillon aventura e tyre e mahnitshme.

Ky film rekomandohet të shikohet nga e gjithë familja!

427905 1000 1454314040 jkdsbj

Boyhood

Richard Linklater, regjisor i këtij filmi, e ka filmuar këtë për 12 vite duke filluar nga viti 2002 dhe duke e shfaqur jetën e një familje përgjatë viteve.

Personazhi kryesor është Mason, i cili kishte qenë 6 vjeçar kur kishte filluar historia. Djaloshi shikon se si çdo gjë rreth ndryshon, prindërit e tij, jeta e tij dhe vetvetja. Ky është film shumë i sinqertë dhe i vërtetë. /Telegrafi/

boyhud