LAJMI I FUNDIT:

Këshilltari i Pacollit: Mbi 10 mijë faqe dhe prova për krimet serbe nuk janë trajtuar, ato do t’i dorëzohen Prokurorit special të Kosovë

Këshilltari i Pacollit: Mbi 10 mijë faqe dhe prova për krimet serbe nuk janë trajtuar, ato do t’i dorëzohen Prokurorit special të Kosovë
Ilustrim

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollit, ka thënë së një synim kryesor i politikës së jashtme ka qenë dëshmia e krimeve të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë.

Zyberaj ka thënë se mbledhja e dokumenteve dhe materialeve të tjera të rëndësishme që tregojnë barbarinë e Serbisë, ka qenë një element kryesor i punës.

Ai ka thënë se deri tani rreth 10 mijë  faqe dhe prova janë gjetur që nuk janë trajtuar ende nga drejtësia ndërkombëtare, duke shtuar se drejtësia ndërkombëtare  ka dështuar, dhe se tani duhet vazhduar në ndjekjen e kriminelëve të luftës.


Në shkrimin e bërë në Facebook, Zyberaj ka thënë se në ditët në vijim, gjatë një takimi me Prokurorin Special të Kosovës, këto dokumente dhe prova do të dorëzohen, të cilat kanë për qëllim sjelljen e kriminelëve serb të luftës para drejtësisë.

“Duke i kuptuar edhe limitet që ka sistemi ynë i drejtësisë, bashkë me prokurorinë do të gjejmë zgjidhjen e drejtë që kriminelët të nxirren para ligjit. Në një kohë kur ata që mbështesin Millosheviqin marrin çmimin Nobel dhe mohimi i masakrave dhe akteve gjenocidale të kryera nga Serbia konsiderohen si normalitet, ne duhet të flasim dhe të ri-kujtojmë botën për atë që ndodhi në Kosovë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, para disa ditësh presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se masakra e Reçakut ishte një krim i fabrikuar, ndërkaq deklarata e tij ka ngjallur reagime të shumta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori