LAJMI I FUNDIT:

Këshilli Opozitar përmbyll aktivitetet e tij

Këshilli Opozitar përmbyll aktivitetet e tij

Këshilli Opozitar në një komunikatë lëshuar për Telegrafi Maqedoni njofton përmbylljen e aktiviteve.

‘Këshilli Opozitar kishte mision të qartë, që shkonte përtej bashkimit të elitave partiake – ai synonte t’i bashkojë të gjitha forcat që do ta luftojnë dyshen e ligë BDI-PDSH.


Pra, Këshilli Opozitar kurrë nuk ka vlerësuar se opozitarizmi fillon e mbaron te selitë e partive të sapoformuara ose të atyre që janë të dala nga nënat parti, që kaq vite e morën në qafë këtë popull.

Me plot mburrje mund të themi se këtë mision Këshilli Opozitar e realizoi në mënyrën më të mirë, për çka dëshmoi edhe protesta madhështore e 9 majit në Shkup.

Dhe, meqë ne si Këshill Opozitar nuk e kuptojmë bashkimin e forcave si bashkëveprim mes elitave partiake që kanë synim vetëm ardhjen në poste shtetërore, do të vazhdojmë me idealin që ta bashkojmë popullin, e jo politikanët, por tani këtë do ta bëjmë me forma të tjera, që nuk nënkuptojnë ndërhyrje në veprimtarinë e partive politike.

Andaj i’a bëjmë me dije opinionit publik se veprimtaria e mëtejme e anëtareve të këtij Këshillit Opozitar nuk e përfaqëson këtë këshill dhe tash e tutje secili është i lirë të veprojë ashtu si e sheh më të përshtatshme për vetveten dhe për shoqërinë shqiptare’, thonë nga Këshilli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Kalo në kategori