LAJMI I FUNDIT:

Këshilli i Dibrës kërkon ndalimin e peshkimit komercial tek liqeni i Dibrës

Këshilli i Dibrës kërkon ndalimin e peshkimit komercial tek liqeni i Dibrës

Me kërkesë të Shoqatës së peshkatarëve “Trofta”, Këshilli i Komunës së Dibrës, një zëri votoi që të kërkojë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, ndalim të peshkimit komercial tek liqeni i Dibrës.

“Anëtarët e Këshillit, që i përfaqësojnë interesat e qytetarëve, ishin të njoftuar nga ana e përfaqësues të sektorit jo qeveritar dhe shoqatës së peshkatarëve, me vendimin që ata e kanë sjellë në takim të përbashkët me peshkatarët rekreativ dhe qytetarët tjerë. Njëzëri e përkrahëm kërkesën që të vendoset ndalim gjashtë vjeçar për peshkim komercial, i cili e varfëron fondin e peshqve. Kërkesa është dërguar në institucion përkatës dhe presim përgjigje pozitive”, thotë Bashkim Mashkulli, Kryetar i Këshillit të Dibrës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këshilli, gjithashtu, kërkon koncesion, që duhet të caktohet muajin e ardhshëm, që t’i jepet shoqatës “Trofta”, sepse liqeni ju takon dibranëve dhe më së mirë dinë të kujdesen për të.


Koncesioneri aktual nga “Trofta e Ohrit”, Pepi Vinca, akuzat për se në mënyrë të pakontrolluar ka peshkuar i quan si dezinformata.

“Peshkojmë në pajtim me kriteret e shkruara dhe asgjë më shumë. Madje mund të them se se shfqaja e vjedhësve të peshqve të cilët para 5 viteve ishin shumë, tash janë në minimum, madje edhe nuk ka si rezultat i shërbimit tonë që e sollëm pas marrjes së koncesionit”, thotë Vinca./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori